Panorama Sport (Albania)

Skolls, kundër Kavanit: Morëm një sulmues 3-mujorsh

"Është në prag pensioni, s'mund të besosh tek ai"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pol Skolls është një njeri shumë i zënë. Mes transmetim­eve televizive ku ai merr pjesë si opinionist dhe rolit të drejtuesit (ka në pronësi gjysmën e aksioneve të klubit të Salfordit, së bashku me shokët e brezit 1992 të Junajtid), ajo që i mungonte ishte vetëm rikthimi në fushë. Dhe ishmesfush­ori i "Djajve" ka marrë provizoris­ht drejtimin e stolit të klubit të Ligës së Dytë, pasi eksperienc­a te Olldhemi nuk rezultoi pozitive. Por nxënësi i Sër Aleks Fergusonit e gjen gjithashtu kohën për të menduar për Mançesteri­n e tij. Në një intervistë për "Stadium Astro", ai shpjegon se nuk e ka kuptuar plotësisht lëvizjen e fundit të merkatos së "Djajve", atë që solli në "Old Trafford" Edinson Kavanin.

VLERË E SHTUAR - "El Matador" ka marrë numrin 7 por edhe ky besim i treguar nga klubi nuk e ka bindur plotësisht Skollsin. "Epo të shohim sesi do të shkojë. Sigurisht që kur ishte ende i ri ishte një sulmues i nivelit botëror, për këtë nuk ka dyshime. Por është 33 vjeç dhe dukej se ishte në prag të tërheqjes... Nuk ka luajtur shumë me PSG-NË sezonin e shkuar. Pesë apo gjashtë vite më parë do të kishte qenë një blerje e madhe, një që do ta kishte dërguar Mançester

Junajtidin në një tjetër nivel. Por nuk mendoj se tani për tani është në gjendje për të qenë një vlerë e shtuar. Në fund, kjo tregon sesi funksionoj­në gjërat te Mançester Junajtid".

HUAZIM - Për Skollsin, zgjidhja duhet të ishte një

tjetër: një huazim, edhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore: "Mendoj se me sulmuesit që kemi duhet ta kishim marrë Kavanin në formë huazimi për dy apo tre muaj sa për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Pak siç bëmë me

Henrik Larsonin. Një sulmues i madh 33-34 vjeç, i cili erdhi për të mbyllur një vrimë, atë që ekzaktësis­ht në atë kohë na duhej. E shoh Kavanin si këtë lloj futbollist­i, jo si një 33-vjeçar që vjen këtu për të firmosur një kontratë 2-vjeçare. E shoh një zgjedhje shumë të çuditshme. Por për të, me siguri nuk do të jetë kështu. Përkundraz­i, jam i sigurt se do të jetë shumë i lumtur". Tani i takon uruguaiani­t që t'i vërtetojë të kundërtën legjendës së "Djajve të kuq".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania