Panorama Sport (Albania)

Mateus: Lëv të ndalë me eksperimen­tet

-

Pas barazimit 3:3 ndaj Zvicrës, kritikat ndaj kombëtares gjermane dhe trajnerit të saj, Joakim Lëv, janë rikthyer përsëri. Lotar Mateus, ish-lojtari i "Pancerave", u shpreh për "Sky" se ajo që nuk i pëlqeu në ndeshjen e fundit ka qenë ndryshimi në rreshtim i mbrojtjes: "Unë thashë para ndeshjes që ekipi ndihet më mirë me tre mbrojtës. Jogi dëshironte të provonte përsëri diçka të re. Kjo duhet të marrë fund tani. Gësens, i cili luan me tre mbrojtës edhe te skuadra e Atalantës, ishte mbingarkua­r plotësisht me skemën e re, përballë Klosterman­it i cili veproi si një student manastires­h. Për më tepër, të gjithë mbrojtësit në çdo moment u dukën 'të mbingarkua­r'. Hapësira midis Ginterit dhe Rydigerit ishte gjithashtu shumë e madhe edhe në qendër", tha Mateus. Bastian Shvainshta­iger gjithashtu sheh një deficit të madh në mbrojtje. "Ekipi ishte gjithmonë prapa, por ata gjithashtu treguan karakterin e tyre dhe në fund mund të them se barazimi ishte rezultati i drejtë. Skuadra ka një problem të madh, ai është kalimi në mbrojtje, - tha ish-lojtari dhe njëkohësis­ht eksperti në televizion­in gjerman "ARD". Shumë gola të pësuar kohët e fundit ishin shumë për një kombëtare si ne dhe patjetër duhet të punosh për këtë në mënyrë që të kesh një shans në Kampionati­n Europian. Lëv duhet të gjejë një linjë mbrojtjeje për të cilën dikush është i bindur dhe për të cilën e di kush mund të bëjë liderin. Duhet dikush që e merr skuadrën për dore". Gjermania ka fituar vetëm një ndeshje në 4 të luajtura në Ligën e Kombeve duke barazuar tri, ndaj Zvicrës dy herë dhe ndaj Spanjës në shtëpi. Fitorja e vetëm erdhi në ndeshjen e fundjavës së shkuar në Ukrainë me rezultatin 2-1. Gjithsesi, Lëv tha se skuadra do të jetë gati për Kampionati­n Europian që do të luhet verën e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania