Panorama Sport (Albania)

Bojkoti drejt fundit, ja prapaskena­t prapaskena­t qeveri-klube qeveri-klube

Kampionati pritet të nisë javën tjetër, Libohova: Vendosim të hënën

- OLSI TUJANI

Akujt kanë shkrirë. Futbolli pranon të shkojë në Ministrinë e Financave për të diskutuar me qeverinë në lidhje me katër kërkesat. Më në fund, duket se secila prej palëve ka bërë një lloj hapi pas në qëndrimet e tyre të skajshme, për t’u ulur dhe për të diskutuar për nevojat imediate që ka futbolli në veçanti dhe sporti në tërësi. Në deklaratën e tij dhënë menjëherë pas takimit, i pyetur nga “Panorama Sport”, deputeti Fidel Ylli ka dhënë sinjale pozitive se gjërat po shkojnë drejt zgjidhjes. Dje në takim kanë qenë të pranishëm presidenti i Ligës Profesioni­ste të Futbollit, Edvin Libohova si dhe sekretari i përgjithsh­ëm i saj, Dritan Kadia. Përfaqësue­s të qeverisë kanë qenë deputeti Fidel Ylli përgjatë gjithë takimit si dhe specialist­ët e Ministrisë së Financave, ndërsa ministrja e Financave, Anila Denaj, ka qëndruar vetëm 25 minuta.

ZGJIDHJA - Sinjalin pozitiv për zgjidhje të këtij ngërçi e ka dhënë deputeti Fidel Ylli i cili i pyetur nga “Panorama Sport”, ka shpjeguar takimin si dhe çfarë është e gatshme qeveria që të ofrojë. “Kishim rënë dakord me Ligën për të bërë një takim me ministren e Financave, kryetaren e Komisionit të Ekonomisë, sekretarin e përgjithsh­ëm, këshilltar­ë, me zëvendësmi­nistrin. Pra, ishte një grup serioz që ne patëm gati dy orë debate dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë që t’i zgjidhim jo vetëm problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar. Pranimet? Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme që të ketë mundësi për zgjidhje maksimale të këtyre kërkesave, por ka qenë bojkoti i Ligës, që arritëm deri në këtë pikë sa një muaj nuk kemi pasur futboll. Liga tani është bindur, ka rënë dakord që ne të diskutojmë. Kanë qenë debate mjaft të frytshme që besoj se shumë shpejt do të kemi edhe zgjidhjen përfundimt­are. Nisja? Bojkoti është në dorë të tyre, ne nuk detyrojmë njeri të fillojë apo mos fillojë kampionati. Shyqyr që u ulëm në tavolinë dhe jemi të bindur, për të gjithë opinionin publik, që zgjidhjet do të jenë të menjëhersh­me”, ka deklaruar deputeti Fidel Ylli pas takimit.

 ??  ?? Presidenti i Ligës Profesioni­ste, Edvin Libohova, dhe deputeti i maxhorancë­s, Fidel Ylli, pas takimit të djeshëm në Ministrinë e Financave
Presidenti i Ligës Profesioni­ste, Edvin Libohova, dhe deputeti i maxhorancë­s, Fidel Ylli, pas takimit të djeshëm në Ministrinë e Financave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania