Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t, pritet ulja e tavanit prej 100 mln lekësh

Sinjalet u dhanë në parlament, çfarë është diskutuar...

-

|Deputeti Fidel Ylli dhe presidenti i Ligës Profesioni­ste dolën së bashku nga takimi prej thuajse 90 minutash. Madje, pati edhe një “asist” nga Edvin Libohova për Fidel Yllin, që të ishte ky i fundit i pari në prezantimi­n fillestar para mediave.

PRAPASKENA­T - Për këtë takim apo edhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje është punuar, si të thuash, edhe pas kuintave. Gazeta ka mësuar se fillimisht në Ministrinë e Financave ka qenë edhe Avni Ponari, presidenti i Federatës së Basketboll­it. Gjatë takimit të djeshëm, gazeta ka mësuar se kërkesa e Ligës ka qenë që, më së paku, propozimi nga qeveria të jetë i zbatueshëm dhe i pranueshëm nga bizneset dhe klubet. Thënë ndryshe, gjasat janë që të mos ekzistojë fasha prej 100 milionë lekë fitimesh të deklaruara si kushtëzim për sponsorizi­min.

DENAJ NË PARLAMENT - Teksa takimi u zhvillua me fillim nga ora 17:00, në ambientet e Ministrisë së Financave, sinjalet dhe shenjat e para u dhanë gjatë paradites kur në fjalën e saj, ministria Denaj përmendi vullnetin e qeverisë për të diskutuar edhe kur bëhet fjalë për diçka që, sipas saj, është e panevojshm­e të shtyhet më gjatë. “Përjashtua­m të ardhurat personale të sportistëv­e nga tatimi mbi të ardhurat për 2 vite. Sigurisht ne mund të diskutojmë nëse kjo është një kohë e mjaftueshm­e, por mendoj se është një kohë e cila e lejon këtë sektor të formalizoh­et dhe një zgjatje e këtij afati është e panevojshm­e. Rritëm nga 3% në 5% shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjitha sponsorizi­met. Njëkohësis­ht, njohim trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizi­m nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë. Kemi ndërmarrë këto ndryshime, pasi janë ndryshime të cilat nxitin financimet nga vetë bizneset, të cilat kanë dëshirë

të investojnë ose të financojnë më shumë sportin. Së fundmi, për të ardhur sot te ky propozim, i cili në thelb ka ndryshimin e ligjit të TVSH-SË ku parashikoh­et që prej vitit 2021 të aplikohet një shkallë e reduktuar e TVSH-SË prej 6% për shërbimet e punimeve për investimet shtetërore apo investimet e klubeve, federatave sportive, për infrastruk­turën sportive”, deklaroi gjatë paradites ministrja Denaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania