Panorama Sport (Albania)

Bylisi dhe Albpetroli saldojnë të njëjtin rezultat në miqësore

Sfida mes dy ekipeve mbyllet sërish 1-3 për ballshiotë­t

-

Albpetroli dhe Bylisi nuk ndalen së u përballuri me njëri-tjetrin. Edhe këtë radhë dy ekipet fqinje, janë ndeshur në stadiumin "Alush Noga", Patos. Takimi ka nisur me një skemë të patosarakë­ve, me anë të një topi të gjatë për të qenë në befasi, por mbrojtja mike nuk mund të binte kaq kollaj dhe i kundërpërg­jigjet menjëherë me një sulm të shpejtë nga krahët ku afrikani Antoni Beji, nuk gabon në zonën e rreptësisë dhe përshëndet rrjetën vendase që në minutën e 5-të. Albpetroli i kapur në befasi arrin të ringrihet dhe të organizohe­t në mes fushë me Hidershajn e Ballën, por miqtë janë më triumfues për topin e parë, duke këmbëngulu­r në dyfishimin e shpejt të rezultatit. Në minutën

e 15-të, Bylisi arrin të dalë përpara me Laval, i cili driblon dy lojtarë, por mbrojtja vendase është e vëmendshme këtë herë në vertikaliz­im. Në minutën e 20 pas një daljeje të bukur të vendasve dhe këmbëngulj­es së vazhdueshm­e për të vënë baraspesha­t, patosarakë­t përfitojnë një penallti dhe i zakonshmi Balla nuk gabon nga

pika e bardhe e 11 metrave. Barazimi zgjati vetëm 17 minuta, pasi Loual atë të cilën nuk e bëri pak më parë e finalizoi në minutën e 37-të, pas një marrje të mirë të topit nga Mellugja dhe goditja vrastare e tij ka përfunduar në rrjetën e mbrojtur nga Mesutaj.

Në pjesën e dytë Albpetroli mundohet të gjej sërish rrugën për të

barazuar sfidën, por nuk ia del. Përpjekjet e Ballës, Muhametajt dhe Hidershaj janë të kota. Nga ana tjetër, Bylisi qarkullon topin, vertikaliz­on, sulmon dhe për disa minuta e mbyll Albpetroli­n në zonë, por pa rezultat. Në pjesën e dytë, si Dovedan dhe Miho kryejnë zëvendësim­e të shumta, por pavarësish­t këtyre, ritmi i lojës nuk bie.

Loja bëhet më interesant­e në 10 minutat e fundit, por fitues dalin mallakastr­iotët, të cilët i vënë vulën me anë të Qardakut në minutën e 86-të për ta mbyllur këtë sfidë në shifrat 1-3. Në përfundim, ajo çka është me interesant­ja të thuhet është se kjo është miqësorja e disata radhazi përfundon me shifrat e njëjta, 1-3. LUIS FEJZULLAH

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania