Panorama Sport (Albania)

"Futbolli 5x5", Nurishmi: Ja si do jetë kampionati kombëtar i... kalçetove

Regjistrim­i dhe organizimi, detajet për të marrë pjesë

-

Krahas futbollit profesioni­st, nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit do të ketë edhe një organizim për atë që deri sot është vetëm futbolli i pasionit, dëshirës dhe miqësive ose thënë në gjuhën e përditshmë­risë, kalçetot. Nën drejtimin e Lysjen Nurishmit, ish-shefit të sektorit të garave, është ndërtuar një strategji e mirëfilltë organizati­ve e cila do të bëjë të mundur ngritjen e kampionate­ve rajonale për të konkluduar në fund me finalen e këtij kompeticio­ni. Për "Panorama Sport", Nurishmi shpjegon "futbollin 5x5". Çfarë është "futbolli 5x5", ky kampionat i ri i krijuar nga FSHF?

Nga studimet e FSHF-SË, por edhe të UEFA-S, një pjesë e konsiderue­shme në Shqipëri, luan futboll rregullish­t në mini-fushat, ose siç quhen në gjuhën popullore kalçetot, e cila përllogari­tet në rreth 5% të popullsisë në vendin tonë, por asnjë prej tyre nuk është i evidentuar askund. Për këtë arsye, FSHF ka iniciuar këtë projekt. Në këtë kompeticio­n do të marrin pjesë të rinjtë, por edhe presona të moshës mbi 40 apo 50 vjeç. Nuk ka kriter moshe por s'do lejohen nën 18 vjeç. Gjithashtu, nuk do të lejohet asnjë futbollist aktiv, profesioni­st. Është kampionat për ish-lojtarë, trajnerë, por jo nëse je në aktivitet si futbollist.

Thjeshtë njerëz që kanë dëshirë, pa qenë profesioni­stë.

Çfarë regjistrim­i nevojitet dhe si do të jetë kampionati?

Të gjithë personat që do të regjistroh­en, do të jenë në sistemin COMET që përdor FSHF për të gjitha aktivitete­t në Shqipëri. Gjithashtu, ideja dhe pikësynimi ynë është që këto kampionate të zhvillohen në mënyrë të rregullt. Pra të ketë një kalendar, ndeshje me data dhe orare të përcaktuar­a, në fusha ku luhet rregullish­t ky lloj futbolli. Është quajtur 'futbolli 5x5', pasi shumica e ekipeve në këtë format luajnë, me pesë lojtarë. Nuk do të ketë rregulla strikte, por do të jetë si të thuash një futboll i lirshëm si zakonisht në një kalçeto. Ne kemi përshtatur disa pika dhe rregulla të asaj që sot është thuajse e automatizu­ar si rregullore e këtij futbolli. Do të ketë arbitër, delegat, një mjek si dhe sekjuriti (siguri private). Gjithashtu, çdo ndeshje do të pasqyrohet në databazën e FSHF-SË dhe në faqen zyrtare.

Çfarë strukture pritet që të ketë ky kampionat?

Kemi menduar që ta zhvillojmë në të gjitha zyrat rajonale të FSHFSË në të gjithë Shqipërinë. Ekipet do të luajnë brenda rrethit ose qytetit ku jetojnë dhe pastaj, fituesit e çdo zyre rajonale do të kenë "play off"-in për të shpallur ekipin fitues. Për kampionin kombëtar të 'futbollit 5x5', do të ketë shpërblime, siç edhe për fituesit e çdo zyre rajonale.

Si bëhet regjistrim­i në kampionat?

Kemi vendosur një kuotë prej 30 mijë lekësh (të rinj) për çdo ekip dhe automatiki­sht ekipi përfiton 10 uniforma loje, është e përfshirë pagesa e fushave ku do luhet si dhe topat e lojës. FSHF ka krijuar një formular 'online' në ëëë.fshf.org/5x5 ose 5X5@FSHF.AL apo në numrin "0682018215", ku si të thuash kapiteni vendos të dhënat, emrin e ekipit, ngjyrat e fanellave, qytetin ku është, të dhënat e lojtarëve dhe fushën ku preferon të luajë. Pastaj, kontaktohe­t nga zyrat rajonale për të bërë procedurën e regjistrim­it, pagesën dhe marrjen e bazës materiale. Çdo lojtar do të ketë kartonin e federimit.

Cili është synimi i këtij projekti? Synimi i këtij projekti, krahas regjistrim­it të këtyre lojtarëve me statistika të sakta, është edhe për të rritur sa më shumë numrin e personave të tjerë që nuk janë të angazhuar për t'u marrë me sport. Shëndeti është gjëja më e rëndësishm­e dhe kjo lojë i shërben cilësisë së jetës. Jo çdokush shkon në palestër apo bën aktivitet tjetër sportiv, ndërsa futbolli është loja më e dashur dhe më e thjeshtë për t'u luajtur nga moshat e reja deri tek ato më të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania