Panorama Sport (Albania)

Administra­tori Barushi: S'ka klub pa histori

Drejtuesi i klubit flet për iniciativë­n e fundit dhe ekipin

-

Së shpejti Dinamo do të ketë muzeun e tij, për këtë po punojmë", tregon administra­tori Ermal Barushi për "Panorama Sport", teksa flet për iniciativë­n e fundit për rikthimin e trofeve të fituar nga Dinamo. Ai qartëson se po bëhen përpjekje që në muze të ketë gjithçka që ka të bëjë me historinë e bluve, fotografi të vjetra, fanella, shaje apo dhe shkrime gazetash të kohës. "Nuk ka kuptim ekzistenca e një klubi pa historinë e vet, aq më tepër të një klubi si Dinamo, që është nga më të suksesshmi­t dhe më të titulluari­t në vend. Prandaj thashë se bashkë me presidenti­n Marko Pontreli po punojmë për ndërtimin e një muzeu, me anë të të cilit çdo dashamirës mund të njihet me historinë e Dinamos. Po përpiqemi të gjejmë çdo material që është një copë historie e Dinamos, që nga trofetë, foto, shkrime e kështu me radhë. Kemi gjetur tre trofetë e parë dhe për këtë na ka ndihmuar z.mersin Shaba, babai i një ish-futbollist­i të Dinamos, Ymer Shaba. Po kontaktojm­ë shumë njerëz për këtë, që Dinamos, e trajtuar me shumë arrogancë nga Agjencia e Shërbimit

të Sporteve që i mori shtëpinë, t'i kthehet identiteti. Shpresojmë të kemi mirëkuptim­in e të gjithëve atyre që i kanë këto trofe", thotë administra­tori Barushi.

EKIPI - Drejtuesit e Dinamos janë munduar të bëjnë një organizim total të klubit, çka kërkon edhe një ekip kompet itiv. Barushi pohon se ekipi krijuar për sezonin e ri ësht premtues dhe me ndihmën tifozëve mund të kthehet n elitën e futbollit shqiptar "Jemi munduar të bëjmë m të mirën për ekipin e sezoni të ri duke afruar lojtarë m kualitet dhe përvojë, si ng kampionati ynë, ashtu edh të huaj. Duam që Dinamo t jetë organizuar si duhet n çdo hallkë të saj për t'u kthy er në ditët e saj më të mira, si e kërkojnë tifozët e saj. Gjat ndeshjeve miqësore që kem zhvilluar, veçanërish­t në at të fundit me Vllazninë, Dina mo ka treguar nivel dhe kj na bën të besojmë se kem punuar mirë. Objektivi yn është që të ngjitemi në Superi ore dhe të gjithë së bashku mund t'ia dalim. Dinam meriton të kthehet në kohët saj më të mira, fanella e saj ësh të një aset i futbollit shqiptar" ka përfunduar Barushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania