Panorama Sport (Albania)

Egnatia-burreli, "paqe" pretendent­ësh

-

Dy nga skuadrat që këtë sezon pretendojn­ë Superioren, Burreli në Grupin A dhe Egnatia në Grupin B, u përballën dje në një miqësore të zhvilluar në Kamzë. Këto dy skuadrat zhvilluan një lojë të bukur dhe në fund barazuan, 2-2. Matjanët kaluan fillimisht në avantazh me Raboshtën, ndërsa rrogozhina­sit barazuan me Markosin në fillim të pjesës së dytë. Në të 80-ën Punavija kalon sërish në avantazh Burrelin, por 4 minuta më vonë Xhekson shfrytëzoi një goditje standarde, duke barazuar shifrat.

NDESHJA - Loja nis me ritëm, me matjanët që janë superiorë karshi kundërshta­rit dhe i afrohen zonës me Raboshtën dhe Hasën, por pa arritur të shënojnë. Egnatia kundërpërg­jigjet me Shtubinën në të 20-ën, por edhe ai pa rezultat. Çelhaka jep një asist për Xhemalajn, por sërish s'ka gol. Në të 30-ën zhbllokohe­t rezultati, teksa Rexhepi jep një asist për Raboshtën dhe shkodrani e çon topin në rrjetë. Brahimaj ka një mundësi për të barazuar në fundin e pjesës së parë, por goditja e tij me kokë nuk shkon në kuadrat. Pjesa e dytë

nis me të njëjtin ritëm, me rrogozhina­sit që kërkojnë të shënojnë dhe topat e krosuar nga Çelhaka në zonë nuk shfrytëzoh­en nga sulmuesit. Në të 53-ën, pas një goditjeje këndi, në rrëmuje e sipër përfiton Markos, i cili barazon shifrat në 1-1.

Matjanët i afrohen golit me Yuton, por goditja e tij përfundon mbi tra. Shtubina i vetëm me portierin mik, ka mundësinë për golin e dytë të Egnatias, por portieri i matjanëve devijon topin. Patrik Punavija tenton portën nga distanca dhe gjen rrjetën, duke

mos i dhënë mundësi reagimi Kikrit. Reagimi i skuadrës së Maganit është i menjëhersh­ëm dhe nga një goditje dënimi Kenio Xhekson arrin ta barazojë rezultatin në 2-2. Kështu, Egnatia dhe Burreli ndahen në paqe. BUJAR BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania