Panorama Sport (Albania)

Juve-napoli, De Laurentis do të shkojë deri në KAS

-

Edhe pse pritej, humbja 0-3 në tavolinë e dekretuar nga Gjykata Sportive për Juventus-napoli, nuk e ka dekurajuar klubin e kaltër, i cili ditën e verdiktit njoftoi se do ta apelonte vendimin që e konsideron të padrejtë. Shkalla e parë do të jetë Apeli në Gjykatën Sportive, institucio­n që kryesohet nga Piero Sanduli (i cili pak ditë më parë ishte shprehur se "klasifikim­i nuk duhet shkruar nga Koronaviru­si"), ku do të kërkohet që të nxirret në pah si autoriteti i Agjencisë Sanitare Lokale, ashtu edhe sjellja e mbajtur në vëzhgim e normave dhe ku duhet kuptuar, nëse Juventusi ka për qëllim që të konstituoh­et si pjesë. Napoli ka pesë ditë kohë për ta dorëzuar kërkesën në Gjykatën Sportive të Apelit dhe do të duhen edhe pesë ditë të tjera për të vendosur datën e procesit. Kështu që vendimi pritet të zbardhet pas 2-3 javësh, ose brenda një muaji. Presidenti Aurelio De Laurentis, është i vendosur për të mos e lënë me kaq në rast se Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Sportive dhe do ta vijojë betejën e tij në të gjitha instancat, në Kolegjin e Garancisë së Komitetit Olimpik Kombëtar Italian dhe nëse do të jetë e nevojshme do të mbërrijë deri në Gjykatën Ndërkombët­are të Arbitrazhi­t Sportiv në Lozanë (KAS). Pikërisht në këtë shkallë ka shpresa për një kthesë të vendimit: sipas Anxhelo Kaskelës, avokatit dhe ekspertit të së drejtës sportive kombëtare dhe ndërkombët­are, "e drejta e shëndetit mbizotëron mbi gjithçka. Dilema është kjo: do të mbizotëroj­ë legjislaci­oni kombëtar mbi atë sportiv apo jo? Jam i sigurt se avokati Grasani (i cili mbron Napolin) do t'i ketë idetë e qarta. Klubi ka hapësirë dhe të drejtë për të shprehur idetë e tij. Por unë nuk mendoj se mund të shkohet deri në KAS-IN e Lozanës, që shqyrton çështje ndërkombët­are ndërsa këto duken të lidhura ekskluzivi­sht më të drejtën kombëtare", tha Kaskela për "Il Mattino". Mes elementëve që klubi i Napolit ka për qëllim që të përdorë janë edhe e-mail-et e shkëmbyera me hotelin në Torino që do të mirëpriste skuadrën e Napolit. Sipas klubit, vullneti për ta luajtur ndeshjen kundër Juventusit faktohet edhe nga prezenca e autobusit të skuadrës në Torino.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania