Panorama Sport (Albania)

Rebiç “KO”, kuqezinjtë vuajnë edhe për kapitenin

Kroati s’shërohet, ankth edhe për formën e Romanjolit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebiç, nuk do të luajë në derbin e ditës së nesërme kundër Interit. Stafi mjekësor i klubit kuqezi konfirmoi se futbollist­i kroat nuk është në gjendjen e duhur fizike për të luajtur ndaj rivalëve të përjetshëm zikaltër. Përveç bërrylit që nuk është shëruar plotësisht, 26-vjeçari nuk ka edhe një gjendje atletike të pranueshme për këto nivele. Që prej lëndimit të 27 shtatorit në ndeshjen me Krotonen, ai nuk ka zhvilluar asnjë stërvitje me grupin, ndaj edhe një përfshirje në listën e të grumbullua­rve për derbi do të ishte e rrezikshme pasi, përveç bërrylit, lojtari do të rrezikonte edhe ndonjë dëmtim tjetër të natyrës muskulore. Tashmë, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, duhet të mbështetet te veterani Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Çalhanoglu që në sfidën e Turqisë kundër Serbisë shënoi një gol e dha edhe një asist.

RIKTHIMI – Teksa Rebiç numëron ditët për të qenë i gatshëm, Alesio Romanjoli mund të cilësohet si i rikthyeri i momentit. Kapiteni mungon që prej 22 korrikut kur në ndeshjen me Sasuolon u dëmtua në pulpë, një dëmtim që i kushtoi pjesëmarrj­en në fazën përgatitor­e së bashku me grupin nën urdhrat e trajnerit Pioli. Për hir të së vërtetës, shërimi nuk paraqiti komplikime, megjithatë kohët u zgjatën për të mos rrezikuar një rikthim të nxituar që mund t’i kushtonte shtrenjtë vetë lojtarit, por edhe Milanit. Sidoqoftë, shërimi i tij në këtë moment mund të cilësohet si një dozë e mirë fati sepse aktualisht të gjithë qendërmbro­jtësit kuqezinj janë të padisponue­shëm pasi, përveç Muzakios së operuar, Gabia me Duarten po zhvillojnë betejat e tyre më një “sulmues” të rrezikshëm si Koronaviru­si. Duke qëndruar te Romanjoli, rikthimi i tij paraqet edhe rrezik duke qenë se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare dhe forma nuk mund të jetë ideale. Vitin e kaluar ishte ndër lojtarët më të përdorur të kuqezinjve, megjithatë në derbi ndaj Lukakut vuajti jo pak. Motivimet do të bëjnë të tyren, por nuk dihet se sa do të ndikojnë në paraqitjen e mbrojtësit të formuar në ekipet zinxhir të Romës në derbin e tij milanez numër njëmbëdhje­të në karrierë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania