Panorama Sport (Albania)

Shifra të pamëshirsh­me, Ibra përballë maces... zikaltër

Suedezi vuan gjithmonë kur sheh Interin

-

Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Interi. Një histori që njeh bashkëjete­së, por edhe duele. Suedezi u ka shënuar gjashtë herë zikaltërve, të cilët janë ndërkohë skuadra që e ka mundur më së shumti (7 raste). Gjithçka mes Ibrës dhe rivalit të nesërm në derbi nisi 18 vjet më parë, por historia e dueleve duket e destinuar të vijojë.

HERA E PARË – Më 25 shtator 2002, Ibra përballet me Interin. 90 minuta në fushë, asnjë gol dhe humbja e parë që vjen me një gol të Krespos.

GOLI I PARË – Në 2004, Zlatan blihet nga Juventusi. Nëntori i atij viti ofron dhe gëzimin e parë për suedezin, që shënon në barazimin 2-2. Në ndeshjen e fazës së dytë, bardhezinj­të humbin dhe Ibra ndëshkohet me të verdhë e nuk shënon.

FINALE – Ai sezon ofron edhe Superkupën (Interi fitues). Ibrahimovi­ç nuk lë gjurmë.

HAKMARRJE – Sezonin pasardhës i dhuron dy fitore në dëm të Interit. Në fazën e parë nuk shënon, por dëmtohet, teksa në të dytën goli i tij dhe një perlë e Del Pieros fundosin zikaltrit.

BARCELONA – Në vitin 2009 kalon te Barcelona, por Champions-i e vendos përballë Interit në fazën e grupeve. Ibra luan vetëm njërën nga dy ndeshje, pa lënë gjurmë. Në gjysmëfina­le përsëri zikaltrit, por përsëri nuk shënon. Interi fitues në ndeshjen e parë 3-1 kualifikoh­et në të dytën, edhe pse humb 1-0.

“DJALLI” – Në 2010, në rrugën e suedezit me fanellën e Milanit del përsëri Interi. Derbi i parë si kuqezi shoqërohet me golin e fitores 1-0 dhe goditjen ndaj Materacit. Në fazën e dytë nuk luan për shkak kartonësh, por shokët gjithsesi mundin zikaltrit 3-0 me golat e Patos (2) dhe Kasanos.

FINALJA 2 – Pas Superkupës së humbur me fanellën e Juves, Ibra hakmerret për trofeun ndaj Interit si milanist. Suedezi shënon golin e barazimit 1-1, teksa Princ Boateng i dhuron suksesin “Djallit”.

DERBET E 2012-ËS – Në sezonin 2011-’12, Ibrahimovi­ç sfidonte për herë të fundit Interin. Në ndeshjen e fazës së parë, sulmuesi sheh Militon t’i vjedhë skenën, me argjentina­sin që shënon golin e fitores së Interit.

NDAJ HULIO SEZARIT – Në sfidën e kthimit, derbi zhvillohet në një klimë të ndezur sepse “Djallit” i duhet patjetër fitorja për shkak të luftës së hapur për titull me Juventusin. Këtë herë Ibra bëhet protagonis­t i një skene, që ende sot kujtohet nga tifozëritë e Milanit dhe të Interit. Milito shënon golin e parë, teksa në minutën e 44-t arbitri u akordon një penallti kuqezinjve. Hulio Sezar, që mungonte në fazën e parë, nis të provokojë sulmuesin rival. Disa fjalë, ndonjë buzëqeshje ironike. Si i rritur në vend skandinav, Ibra shfaqet i akullt dhe mposht braziliani­n. Në pjesën e dytë, portieri i Interit ndëshkohet përsëri nga suedezi, që e befason me një parabolë. Gëzimi për Ibrën përfundon aty, sepse rezultati final do të jetë në favor të zikaltërve (4-2), të cilët i gëzohen fitores dhe titullit që nga ai moment orientohet nga Juvja e Kontes.

DERBI I FUNDIT – Më 9 shkurt të këtij viti,

Ibra dhe Milani udhëhiqnin me dy gola në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta erdhi një përmbysje, e cila, si për ironi të fatit, shkundi “Djallin” që nisi një seri të frikshme rezultates­h pozitive. Kjo ndeshje përbën edhe humbjen e fundit në historinë e suedezit kundër Interit. Sot, në 18:00, do të ketë mundësinë për një kapitull të ri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania