Panorama Sport (Albania)

Serxho Ramos tek Interi, Konte ëndërron gjigantin e mbrojtjes

Spanjolli nuk rinovon me Realin, hapet ankandi

-

Sfida mes Juventusit dhe Interit nuk do të jetë vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkato, duke parë risitë që vijnë nga Spanja në orët e fundit. Mediat iberikase kanë lëshuar së fundmi bombën se Serxho Ramos duket se nuk do të pranojë që të rinovojë më kontratën e tij me Realin e Madridit dhe është gati që pas fundit të këtij sezoni të provojë një eksperienc­ë të re diku tjetër. Dhe pa dyshim që sa herë dalin lajme të tilla, klubet më të mëdha italiane, por edhe PSG-JA në krye të listës, janë gjithmonë gati që të përfitojnë nga çdo situatë që mund të paraqitet. Por duke mbetur tek informacio­net që vijnë nga Spanja, edhe Serxho Ramos duket shumë i joshur nga ideja për të luajtur në Serinë A, aty ku janë protagonis­të disa prej mbrojtësve më të fortë në botë dhe ku siç e do tradita, testohen jo vetëm sulmuesit më të mëdhenj në qarkullim, por edhe lojtarët e prapavijës. Prandaj, nëse në ditët e kaluara, në skenë doli menjëherë emri i Juventusit dhe i PSG-SË, revista "Don Balon"

dje ka sjellë në sipërfaqe edhe klubin zikaltër. Trajneri Antonio Konte do të ishte i mrekulluar nga ideja për të punuar me gjigantin e mbrojtjes së Realit të Madridit, i cili përveçse i pakalueshë­m në prapavijë, është edhe një snajper në goditjet standarde, sidomos në lojën në ajër, por pa harruar edhe speciështë

alitetin "Panenka" nga pikat e penalltisë. Sipas burimit në fjalë, Serxho Ramos, tashmë 34-vjeçar, jo vetëm që ia ka komunikuar Realit të Madridit dhe trajnerit Zinedin Zidan dëshirën për t'u larguar në fund të sezonit, por ky i fundit i ka dhënë leje, duke parë se tashmë i ka individual­izuar pasardhësi­t e tij: i pari

francezi Jules Kounde (20vjeçar) i Sevijes, ndërsa i dyti është Pau Torres, spanjolli 23-vjeçar i Vijarealit. Dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, jo vetëm Interi dhe Antonio Konte mund të nisin të punojnë dhe të ëndërrojnë në një akord, por në të njëjtën kohë "derbi i Italisë" mund të nisë të shtojë flakët e tij...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania