Panorama Sport (Albania)

Leonardo Bonuçi: Barela, lojtar i klasit botëror

-

Rivalitet po, për titullin kampion dhe jo vetëm, por edhe vlerësim maksimal. Nikolo Barela është pa dyshim lideri i mesfushës së Interit, por edhe i asaj të Kombëtares së Italisë. Por juventini Leonardo Bonuçi kërkon të shkojë edhe më tej, pas paraqitjes së zikaltrit në ndeshjen kundër Holandës: "Barela është një futbollist i klasit botëror, një lojtar që di të bëjë gjithçka në fushë. Nikolo alternon grintën e forcën fizike në rikuperimi­n e topave, por edhe teknikë e vizion lojë, si në rastin e asistit për golin e Lorenco Pelegrinit. Për ne të kombëtares është një fat i madh që kemi një lojtar në grup si Barela, i cili bashkuar me cilësitë e Verratit dhe Zhorzhinjo­s, dy palexhator­ë të tjerë fantastikë, bëjnë që të kemi një ndër repartet e mesfushës më të fortë në botë. Gjithsesi, pas ndeshjes që pashë kundër Holandës doja specifikis­ht të vlerësojë Nikolon, pasi është vërtet një futbollist fantastik, i cili i garanton të gjithë kombëtares jo vetëm cilësi, por edhe kurajo e grintë", u shpreh zëvendëska­piteni i Italisë dhe i Juventusit.

Shihet edhe nga jashtë: ka një raport të mirë me lojtarët e tij.

Milani vjen në derbi në krye të klasifikim­it, por skeptikët thonë: Nuk është përballur ende me një kundërshta­r "të vërtetë".

Me skeptikë që nuk kuptojnë një m... është plot bota e futbollit. Skuadrat nuk ndërtohen në tri ditë. Milani ishte më prapa se Interi: me Piolin ka bërë një rritje të rëndësishm­e, është përforcuar mirë dhe ka mbajtur Ibrën. Bën ende një tjetër kampionat krahasuar me Interin, por në Serinë A nuk humbet prej 15

ndeshjesh.

Po Interi është për të luajtur me fantazist apo jo?

Për mua ai sistem loje mbetet gjithmonë një pikëpyetje. Konte duhet të ecë përpara duke dëgjuar vetëm veten e tij, lojtarët i shikon ai çdo ditë, jo ne. E di se kur e nëse, të luajë me një fantazist.

Duke qëndruar te fantazistë­t: një Çalhanoglu kështu e prisnit?

Jo, por mendoj se askush. Dallohet që tani është i qetë, ndien besimin e trajnerit dhe të luajë më shumë në qendër i bën mirë. Ashtu si raporti i përmirësua­r me Ibrën: në

fushë kërkohen shumë.

E keni kuptuar çfarë lojtari është Rafael Leao?

Është 21 vjeç, çfarë mund të kërkohet më shumë nga dikush kaq i ri? Nuk duhet pasur nxitim dhe atë e kanë të gjithë: të luash tek Interi dhe Milani, në "San Siro", është gjithmonë e rëndë, nevojitet më shumë mentalitet­i se cilësia. Më pas dikush shpërthen 20 vjeç ndërsa dikujt i nevojitet pak më shumë kohë: Pioli është trajneri i duhur për të bërë atë punë.

Kante do të kishte qenë kaq i rëndësishë­m për Interin?

Në rolin e tij është numri një në botë, një lojtar që i vetëm mban në shpatulla ekuilibrat e një skuadre. Nuk erdhi...

Përse Konte e kërkoi kaq me ngulm Vidalin?

Cilësi, personalit­et, eksperienc­ë: e ka pasur më përpara dhe e di atë që mund t'i japë. Dhe do të kujtoja që vjen nga Barcelona...

Naingolan, Eriksen, ndoshta Brozoviç: shumë lojtarë jotitullar­ë "imponues"?

Ju përmend pesë emra në sulm: Vieri, Ronaldo, Baxho,

Zamorano, Rekoba. Të gjithë së bashku, por askush nuk ndihej imponues: skuadrave të mëdha për të fituar u nevojiten shumë lojtarë të rëndësishë­m dhe shumë durim. Nëse shkon tek Interi, duhet të llogarisës­h një rrezik: ndoshta nuk do të luash.

Guxojmë: Interi për titull dhe Milani për Champions?

Interi për titull po, Milani për Champions është e vështirë. Por, në futboll nuk i dihet asnjëherë.

Si përfundon ky derb nuk të pyesim.

Ja, shumë mirë: të evitojmë banalitete­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania