Panorama Sport (Albania)

Derbi anormal, 24 kombe në fushë e 180 shtete nëpër... televizion­e

“San Siro” boshatiset, “rekord” negativ edhe për arkëtime

-

Çfarë kanë të përbashkët Hakimi, Sançez, Tonali, dhe Diaz? Janë afrimet për Milanin dhe Interin, por njëkohësis­ht futbollist­ë me kombësi të ndryshme, ndaj vlen të thuhet se sot në fushë do të jenë dy skuadra me lojtarë nga 24 kombe. Blerjet e reja i kanë shtuar pak aromë Maroku Interit, teksa derbi do të ketë edhe nuanca daneze për shkak të Kjaerit dhe Eriksenit të cilët sapo kanë festuar në sinkron 100 ndeshjet me Danimarkën. Sidoqoftë, ndërqytetë­sja milaneze do të dominohet nga italianët, që janë 18 në total (9 për ekip), por më të shumtë në numër janë në kampin zikaltër. Përveç "vendësve", në derbi nuk do të

ketë brazilianë (hera e parë pas 22 vitesh), teksa Belgjika do të ketë dy "ambasadorë" (Lukaku e Selemekers), si rrallëherë në historikun e kësaj përballjej­e. Nëse Milani dhe Interi kanë mbledhur kampionët nga e gjithë bota, edhe "San Siro" nuk mbetet pas. Impianti milanez epiqendër e më shumë se 180 shtiv. teteve, teksa brenda tij vetëm 1 mijë tifozë specialë. Praktikish­t një derbi global, pasi ndeshja do të ndiqet në të gjitha kontinente­t. Azia e veçanërish­t Kina vlojnë nga pritja e një dueli, që shënon një numër të lartë të apasionuar­ish. Fitimet janë i vetmi aspekt që nuk do të shënojë rekord, të paktën në aspektin pozi6.620.976 eurot e 6 tetorit 2019, kur në "San Siro" zbarkoi Juventusi janë një shifër që nuk mund t'i afrohet derbit, pasi një vit muaj më parë në stadium ishin thuajse 76 mijë tifozë, teksa sot heshtja e vendeve bosh do të jetë shurdhuese për një derbi po aq të pazakontë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania