Panorama Sport (Albania)

Mateus: Myler të kthehet në kombëtare

-

Kë duhet të marrë me vete trajneri i kombëtares, Joakim Lëv, kur pritet nominimi për Kampionati­n Europian 2021 (11 qershor deri më 11 korrik)? Eksperti dhe ish-lojtari rekordmen i Gjermanisë në vitet '90, Lotar Mateus, ia bëri vetes këtë pyetje dhe e quajti skuadrën e tij për "Sky" me disa surpriza. Ndërsa 59-vjeçari mbështetet në treshen e portierëve, Manuel Nojer, Mark-andre ter Shtegen dhe Kevin Trap në portë, në mbrojtje për Lotarin duhet rikthyer një kampion bote si Mats Humels. "Me rutinën dhe personalit­etin e tij, ai ndihmon ekipin, - tha ai për "Sky". - Lojtari i Dortmundit ka një tjetër mënyrë loje që është e mirë për ekipin". Në mbrojtje, ekipi gjerman kohët e fundit ka pasur probleme të mëdha, së fundmi në 3-3 në Ligën e Kombeve kundër Zvicrës duke pësuar shumë si pasojë e hapësirave të lëna bosh apo vendosjes së keqe të prapavijës. Në mesfushë, Tomas Myler është i rikthyeri tjetër i klasit të lartë. Mendimi i Matuesit për mesfushori­n e Bajernit është: "Më të mirët duhet të luajnë. Myler është një lojtar i mirë për ekipin dhe njihet gjithashtu si një altoparlan­t në fushën e lojës".përveç kësaj, Joshua Kimish për Mateusin duhet të luajë në pozicionin e vjetër që ka bërë te Bajerni, atë të mbrojtësit të djathtë. "Gjermania ka shumë lojtarë të mirë në mesin e fushës, ndaj, për mendimin tim, Kimish do të bënte më shumë punë në mbrojtje". Por përveç kritikave, Lotar nuk kurseu edhe lavdërimet për një pjesë tjetër të skuadrës, atë të sulmit, të cilën e sheh si pika më e fortë. "Rojs, Verner dhe Gnabri janë pa dyshim një nga sulmet më të forta në Europë. Gjithsesi, kapiteni i Dortmundit duhet të tregojë veten që ka lënë pas formën e keqe si pasojë e dëmtimeve të shumta", përfundoi Mateus.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania