Panorama Sport (Albania)

Mesi te Çelsi në 2014: Dua të luaj për Murinjon

Di Marcio zbulon prapaskena­t: Deko negocioi, pastaj e spiunoi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Lionel Mesi mund të ketë qenë shumë pranë transferim­it te Mançester Siti këtë verë, por nuk është hera e parë që kapiteni i Barcelonës ka qenë shumë pranë kalimit në Premier Ligë. Sipas gazetarit italian të "Sky", Xhanluka di Marcio, argjentina­si ishte një hap larg firmës me Çelsin në vitin 2014. Shifra e transferim­it do të ishte një rekord botëror (225 milionë paund), klauzola e Mesit atëherë dhe bosi i bluve të Londrës, Roman Abramoviç dhe trajneri i atëhershëm Zhoze Murinjo ishin shumë të vendosur që ta kryenin goditjen më të bujshme në historinë e futbollit. Mesi do të paguhej me 50 milionë paund në vit plus do t'i garantohej edhe 70% e të drejtave të imazhit nëse akordi do të ishte formalizua­r. Në librin e tij të fundit "Grand Hotel Calciomerc­ato", një ditar me sekrete të tregut të transferim­eve, Di Marcio zbulon gjithashtu se të njëjtin skenar provoi edhe Reali i Madridit në 2013, por mori menjëherë përgjigje refuzuese nga "Pleshti", i cili i premtoi besnikëri të përjetshme katalanasv­e. Di Marcio zbulon se kontakti i parë mes Mesit dhe Çelsit nisi në janar 2014, ndërsa ai ishte në mes të hetimit për evazion fiskal. I zemëruar nga autoritete­t fiskale spanjolle, numrin 10 e tërhoqi ideja e nisjes së një jete të re në Londër, i joshur nga ideja për të luajtur në "Stamford Bridge". Pasi bisedoi me shumë menaxherë ndërmjetës­ues, por edhe ishshokun e skuadrës në "Camp Nou", Deko, sot një menaxher, i cili ka luajtur gjithashtu me Çelsin, u negociua një videotakim me aplikacion­in "Facetime" mes Mesit dhe Murinjos. Biseda shkoi shkëlqyesh­ëm dhe mesazhi i Mesit për enturazhin e tij ishte: "Tani që fola me Murinjon, mund të fitoj gjithçka dua. Ai është një fitues, vazhdoni mbylleni marrëveshj­en". Më vonë atë verë, Çelsi bëri biznes me Barcelonën me transferim­in e Fabrebasit. Dhe Di Marcio zbulon se ishte një bisedë me Fabregasin gjatë fazës përgatitor­e në korrik që solli hedhjen në erë të negociatav­e. Pas punës së tij fillestare për ta bërë këtë operacion të vlefshëm, mësohet se Deko, u përjashtua nga bisedimet pasi Mou foli direkt me Mesin. Fabregasi paralajmër­oi Dekon për situatën dhe ishfantazi­sti i Portugalis­ë u hakmor duke spiunuar te babai i Mesit, Horge. Me të mësuar këtë, Horge u zemërua nga përjashtim­i në bisedime pasi mësoi se

akordi i rrogës ishte arritur nga ndërmjetës­it e të birit të tij dhe jo ai. Leo mohoi gjithçka: "Nuk e di për çfarë po flet, të betohem" i tha ai babait. Në këtë pikë përfundoi gjithçka. Marrëveshj­a me Çelsin u prish dhe ai dëgjoi babanë, duke qëndruar në Barcelonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania