Panorama Sport (Albania)

Sherri me Mesin, fizioterap­isti i Bolivisë: Djali im quhet Lionel

-

Pamjet e zënkës pas fitores së Argjentinë­s 2-1 kundër Bolivisë në La Paz bënë xhiron e botës, falë edhe prezencës së Lionel Mesit. Zënka nisi mes lojtarëve, por situata u nxeh më shumë pasi fizioterap­isti i Bolivisë i tha disa fjalë Mesit, i cili nuk i priti mirë komentet e tij dhe shpërtheu: "Çfarë dreqin ke qeros? Shko në të s'ëmës, bir k... Çfare ke që vjen dhe kruhesh me mua?" Një ditë pas incidentit, Lukas Nava, dëshiron të hedhë dritë mbi incidentin dhe pretendon se gjithçka ishte një keqkuptim dhe ai nuk e ka humbur respektin për argjentina­sin. "Unë jam rritur duke parë Mesin të luajë. Ai është futbollist­i më i madh që ekziston", tha fizioterap­isti i kombëtares boliviane për radion "Colonia". "Unë e admiroj aq shumë sa edhe tim biri i kam vendosur emrin Lionel për nder të tij". I pyetur për incidentin, ai thotë se thjesht ishte përpjekur për të shuar gjakrat: "Ndeshja përfundoi dhe unë pash një zënkë që po vazhdonte dhe doja t'i ndaja të gjithë për të shmangur ndonjë karton të kuq. Ishte një keqkuptim, por këto janë gjëra që ndodhin në fushë. Kam marrë fyerje dhe kërcënime për shkak të situatës që ndodhi me Mesin. Më vjen keq që fëmijët e mi dëgjuan ato që u thanë për mua". Bolivia, e cila pësoi dy humbje në ndeshjet kundër Argjentinë­s dhe Brazilit do kërkojë të rikthehet në garë për një biletë në Botëror muajin e ardhshëm, kur do të luajë në kualifikue­set kundër Ekuadorit dhe Paraguait. Argjentina mori maksimumin në dy ndeshjet e para kundër Ekuadorit dhe Bolivisë dhe në nëntor do të luajë kundër Paraguait dhe Perusë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania