Panorama Sport (Albania)

Futboll muskujsh, erdhi fundi i lojtarëve si Andres Iniesta?

Tendencë e re si Adama, por Del Boske mbron klasin

-

Muskujt e Adama Traoresë kanë pasur një impakt të jashtëzako­nshëm në botën e futbollit. Në të gjitha vendet ka nisur një diskutim i madh në lidhje me këtë aspekt. A është ky trupi i duhur për të luajtur futboll? A është një tendencë apo një fiksim? A është rruga e re për këtë sport? Specialist­ët japin mendimin e tyre në lidhje me fizikun e Adama Traoresë, për të ardhmen dhe për rolin e muskujve në futboll.

POTENCË DHE SHPEJTËSI - Havier Vidal është përgatitës­i fizik i skuadrës së Getafes, ekip i njohur për lojën e fortë dhe për rezistencë­n në fushë. Vidal thotë se trupi i Adamasë është si rrjedhojë e ndryshimev­e që do të pësojë futbolli. "Adama ka thënë se trupi vjen prej gjenetikës së tij, por sigurisht që ka shumë punë pas saj. Në Barcelonën B ishte shumë i shpejtë, ndërsa tani është akoma më i shpejtë. Muskujt nuk e kanë frenuar talentin e tij, madje e kanë bërë më të fortë. Më parë mund të thuhej se lojtarë të tillë nuk janë për futboll. Thuhet se ky trup nuk ishte për këtë sport. Por, në basketboll janë të tillë dhe vrapojnë pa fund. Mendoj se për dy vitet e ardhshme, nëse lojtarët nuk do të jenë të fortë fizikisht, nuk mund të luajnë më në Premier Ligë", thotë ai. Visente Kalvo, një tjetër përgatitës fizik, thotë që Kingslei Koman do të ishte një përbindësh nëse do të kishte më shumë muskuj, por ai ka armën më të fortë shpejtësin­ë. Kemi parë sulmues të fortë dhe me muskuj si Romelu Lukaku, por në rolin e Adamasë nuk ka pasur kurrë lojtar kaq të fortë dhe me muskuj", thotë ai. Më tej shton se muskujt trembin kundërshta­rin. "Lojtarët kaq të fortë dhe me muskuj nuk dëmtohen shpesh. Janë si tren dhe impresiono­jnë të gjithë, por lojtarët kaq të fortë duhet të luajnë si anësorë sepse aty mund ta bëjnë diferencën. Në mesfushë nuk bindin shumë...", thotë ai.

DEL BOSKE - Visente del Boske, kampioni me kombëtaren e Spanjës dhe me një karrierë të shkëlqyer në stol si trajner, thotë se impakti fizik është i rëndësishë­m, por jo aq shumë. "Me Adamanë duhet të bëjmë kujdes. Nuk duhet të dashurohem­i me futbollist­in vetëm për një ndeshje të mirë. Nuk mendoj që trajnerët përpara se bëjnë listat për futbollist­ët që duan të grumbulloj­në shohin fizikun e tyre. Mbi të gjitha është talenti. Kur them këto fjalë, mendoj për Andres Iniestën. Ai që vlen në futboll është futbollist­i. Gjithmonë do të ketë shumë debat, por në futboll nuk ka një recetë unike. Kurrë nuk do të vdesë teknika në këtë sport. Ajo është shumë e rëndësishm­e", thotë Del Boske.

TENDENCË E RE - Përgatitës­i i Getafes, Vidal, thotë se trupi me muskuj do të jetë një tendencë në vitet e ardhshme. "Adama nuk është i vetmi lojtar me muskuj, pavarësish­t se në botën e futbollit spanjoll nuk ka shumë. Ai i ka surprizuar të gjithë. Kristiano Ronaldo është një nga lojtarët me trupin më të kuruar në futboll, edhe pse nuk është si Adama. Puna me trupin do të bëhet e detyrueshm­e për futbollist­ët. Tani do të rikthehet në realitet, sepse e kërkojnë rrethanat. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbijetojnë. Serxho Ramos punon si i çmendur për të qenë kompetitiv, sepse e di që të tjerët janë 'kafshë'. Ai është më i shpejtë tani sesa 10 vite më parë, por puna është që po punon më shumë. Në futboll duhet talenti, sepse nuk duhet të jesh si lojtar regbije, por përgatitja fizike është e rëndësishm­e. Kur tjetri të vendos dorën në trup duhet ta përballosh dhe ta sfidosh", thotë Vidal.

FUNDI I INIESTAVE - Ai shkon më tej duke parashikua­r fundin e futbollit teknik për t'ia lënë vendin atij fizik. "Skuadrat në vitet e fundit punojnë shumë për t'ia bërë më të vështirë gjithçka rivalit. Po i vjen fundi futbollit me të cilin Spanja fitoi Botërorin. Tani po vjen futbolli i shpejtë dhe i fortë", sqaron Vidal. Leon Gorecka është një nga ata që vendosi të punonte në periudhën e karantinim­it për t'u bërë i fortë fizikisht dhe në fazën finale të Champions-it ishte një nga më të mirët. A është rastësi? Dejvis gjithashtu te Bajerni është një lojtar që ka punuar me trupin dhe i ka surprizuar të gjithë. Por ish-trajneri i Spanjës kundërpërg­jigjet sërish duke kujtuar se lojtarët nuk duhet të shihen thjesht nga trupi për t'i vënë etiketën i fortë. "Nëse shihnit Gutin do të mendonit se nuk ishte i fortë, por nëse përplasesh me të fizikisht dhe me këmbët e tij, atëherë e kupton që ke gabuar. E njëjta gjë vlen edhe për David Silvën. Luajti për shumë vite në Angli dhe dominoi me futbollin e tij, pavarësish­t se nuk shquhet për muskuj. Por unë kam parë futbollist­ë si Ksavi, Iniesta, Silva, Kacorla. Çfarë mrekullie për sytë", thotë ish-trajneri. Debati është i hapur, në fund të fundit do të vendosë... topi.

 ??  ?? Adama Traore, 24 vjeç
Adama Traore, 24 vjeç
 ??  ?? Kristiano Ronaldo, 35 vjeç
Kristiano Ronaldo, 35 vjeç
 ??  ?? Leon Gorecka, 25 vjeç
Leon Gorecka, 25 vjeç
 ??  ?? Serxho Ramos, 34 vjeç
Serxho Ramos, 34 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania