Panorama Sport (Albania)

Befason Krasniqi: Nëse nuk fitoja, do të tërhiqesha

“Tani ëndërroj të boksoj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”

-

Pas suksesit historik që arriti mbrëmjen e 10 tetorit në Magdeburg të Gjermanisë, aty ku fitoi titullin e përkohshëm botëror në versionin WBA si dhe titullin IBO, Haxhi Kransiqi është pritur si hero në Kosovë. Boksieri shqiptar të mërkurën u dekorua nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me “Medaljen presidenci­ale të Meritave”. Ndërsa ditën e djeshme zhvilloi një konferencë për shtyp në Prishtinë.

TITULLI EDHE

PËR SHQIPTARËT

Haxhi Krasniqi kërkoi ta ndajë triumfin e tij edhe me të gjithë kombin shqiptar, ku tha se ky sukses u përket edhe atyre: “Një fitore e përbashkët dhe e di se çdo shqiptar i është gëzuar këtij suksesi sikur të isha një njeri i familjes së tyre. Është krenaria më e madhe në jetën time dhe çmimi më i madh kur trojet shqiptare i kam nderuar me këtë titull të botës. Është çmimi më i madh dhe ëndrra më e madhe në jetën time. Falënderoj secilin prej shqiptarëv­e për mbështetje­n”, u shpreh Krasniqi.

RRUGA DREJT TRIUMFIT

33-vjeçari rrëfeu se për të ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe vështirë për t’u ngjitur në majë: “Ka qenë vështirësi e madhe, jam integruar atje dhe boksoj për Gjermaninë. Sigurisht që duhet të punosh dhjetë herë më tepër për të mposhtur një gjerman dhe e kam patur shumë të vështirë të depërtoj. Edhe zhgënjimet janë pjesë e suksesit. Ka qenë ëndërr e imja që këtë ta arrijë një ditë. Mediat atje e konsideron­in favorit dhe kanë dashur që fituesi të ishte Boesel. Ky triumf ka vonuar 15 vjet dhe pas këtij suksesi edhe mediat gjermane janë prekur dhe janë kthyer në anën tonë. Ky është grusht i 15 viteve, gjithë vuajtjet e këtyre viteve kanë qenë në atë grusht”, tha boksieri nga Juniku. ËNDRRA PËR DUEL NË STADIUMIN “FADIL VOKRRI”

Më tej Krasniqi flet për emocionet e papërsërit­shme në duelin e 10 tetorit, ndërsa shpreson që një ditë të ngjitet në ring, në stadiumin e Prishtinës. “Salla nuk ishte krejtësish­t e zbrazët, pasi të paktën gjysma e tifozëve kanë qenë shqiptarë. Kur është gjysma shqiptarë është sikur të jenë të gjithë shqiptarë. Ishte një gëzim i madh dhe një ndjenjë që s’mund ta përjetoj më kurrë. Ndoshta këtë ndjenjë mund ta përjetoj edhe njëherë nëse me jepet rasti që të boksoj në stadiumin “Fadil Vokrri” para gjithë mediave shqiptare e në vendin tim ku besoj se është adrenalinë tjetër”, deklaroi Krasniqi. REVANSHI ME BOESEL Haxhi (Robin) Krasniqi bëri gjithashtu të ditur se në kontratë në parashikoh­et një tjetër duel ndaj gjermanit Boesel, por prindërit i kërkojnë që të tërhiqet nga boksi: “Dhimbjen më të madhe prindërit e kanë pasur deri më sot, kanë vuajtur shumë edhe pse jam munduar që të mos i tregoj mërzinë. Gjithmonë jam munduar të jap një buzëqeshje, por ata e dinë rrugën time dhe mezi e

presin që unë të marrë vendimin për t’u tërhequr nga boksi. Babai im do të ishte shumë i lumtur sikur ta merrja atë vendim, por unë besoj se ende nuk është koha për t’i varur dorezat”, tha kampioni kuqezi.

MIRËNJOHJE GJERMANISË Krasniqi vijon duke falënderua­r Gjermaninë për mundësitë që i ka ofruar, por bën të ditur gjithashtu se në çdo moment e ka promovuar vendin e origjinës: “I jam shumë mirënjohës Gjermanisë që më ka dhënë këtë mundësi. Megjithatë, gjithmonë e kam pasur në zemër që të luftoj për vendin tim. Në çdo pjesë kur kam mundur ta jap kontributi­n tim e kam promovuar vendin tim. Edhe ata e kanë kuptuar se për ne është me rëndësi të themi se prej nga vijmë”.

NËSE MUNDESHA, DO TË TËRHIQESHA

Boksieri shqiptar theksoi se ishte përgatitur shumë për duelin ndaj Boesel, por nëse nuk do t’ia dilte do të tërhiqej nga boksi: “Asnjë çmim në botë nuk do të mund të jepte atë gëzim që më ka dhënë fitorja. Nuk kam dyshuar në asnjë moment tek vetja për këtë ndeshje. Synimi im ka qenë vetëm titulli i botës, sikur kjo të mos ndodhte, do ta mbyllja aty karrierën. Por tani jam i bindur se ka për të qenë vetëm fillimi i karrierës”.

TITUJT NË PREKAZ

Në fund Haxhi Krasniqi vlerësoi xhudisten Majlinda Kelmendi: “Është një njeri që duhet marrë si shembull nga të gjithë sportistët kosovarë”. Ndërsa më pas bëri të ditur se titujt do ta prezantojn­ë edhe në Prekazin historik: “Unë jam mirënjohës dhe e ndiej vetën shumë të vogël dhe me shumë borxh për atë vend, ata kanë sakrifikua­r jetën për ne. Atij vendi i përkulem gjithmonë”, përfundoi Krasniqi.

 ??  ?? Haxhi Krasniqi, gjatë konferencë­s së djeshme në Prishtinë
Haxhi Krasniqi, gjatë konferencë­s së djeshme në Prishtinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania