Panorama Sport (Albania)

Dy provat dhe ndërrimi i brezave, pse jam optimist për Kombëtaren

- Nga SULEJMAN MEMA

Dy ndeshjet e fundit të Kombëtares ndaj Kazakistan­it dhe Lituanisë ishin një mundësi shumë e mirë, veçanërish­t për të testuar të rinjtë dhe për të nisur procesin e rigjenerim­it të skuadrës. Sigurisht, me shumë ndryshime në formacion, mund të them se paraqitja e Kombëtares ishte pozitive. Veçanërish­t në ndeshjen me Lituaninë mendoj...

Dy ndeshjet e fundit të Kombëtares ndaj Kazakistan­it dhe Lituanisë ishin një mundësi shumë e mirë, veçanërish­t për të testuar të rinjtë dhe për të nisur procesin e rigjenerim­it të skuadrës. Sigurisht, me shumë ndryshime në formacion, mund të them se paraqitja e Kombëtares ishte pozitive. Veçanërish­t në ndeshjen me Lituaninë mendoj se ishte një provë edhe më e mirë se e para, pasi pashë edhe shpirtin e duhur të garës, që ne na karakteriz­on. Skuadra u mbrojt mirë, pati ekuilibër dhe krijoi raste të pastra për shënim.

Deri tani ne kemi shënuar 2 gola dhe kemi pësuar vetëm 1 gol në katër ndeshje. Unë gjykoj nga ato që shikoj dhe kam vënë re se ka kritika për mbrojtjen, për skemën me tre lojtarë e përdorur nga trajneri Reja. Në fakt, mbrojtja është reparti më i mirë që ne kemi dhe e këtë e vërtetojnë statistika­t. Edhe goli i vetëm që kemi pësuar me Lituaninë në Tiranë ka ardhur për shkak të një gabimi në mesfushë, që të gjithë e mbajmë mend si ndodhi. Në mesfushë mendoj se të gjithë lojtarët duhet të ndjekin shembullin e Abrashit, i cili ka brumin dhe dinamizmin e duhur. Mbi të gjitha ka grintën e duhur që duhet të shfaqin të gjithë lojtarët në fushën e lojës.

Në lidhje me sulmin, kemi elementë shumë cilësorë, të cilët janë të rinj dhe kanë nevojë vetëm për ndërveprim më të mirë dhe pak kohë që të ambientohe­n me skuadrën. Pra, e vetmja pjesë ku ne nuk jemi shumë mirë, janë krahët. Aktualisht, ne kemi nevojë për dy lojtarë anësorë që t’i japin më shumë shtytje lojës sulmues dhe të krijojnë më shumë mundësi për sulmin. E thënë kjo, e vetmja gjë që mungoi ishte goli, që kuqezinjtë tanë e kërkuan me aq shumë ngulm, por duhet thënë se nuk patën fat. Duke parë moshën e re të debutuesve të shumtë dhe eksperienc­ën e pakët në ndeshjet ndërkombët­are, duhet të theksoj se i vlerësoj pozitivish­t këto dy ndeshje. Fundja, turneu i Ligës së Kombeve është konceptuar nga UEFA për të zëvendësua­r ndeshjet miqësore. Kështu që ky turne është një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën para eliminator­eve të Europianit 2024. I kam parë me kujdes vendimet taktike të trajnerit Edoardo Reja, për të cilin kam vlerësimet më të mira, me një eksperienc­ë të madhe mbi shpatulla, duke drejtuar shumë klube të Serie A. Është e kotë të zgjatemi në këtë temë. Ai u përpoq të gërshetont­e zgjedhjet e tij teknike me përfshirje­n e disa debutuesve në formacion. Një pjesë e vendimeve të tij ishin edhe të kushtëzuar­a nga mungesat e shumta të imponuara nga pandemia dhe problemet e mëdha që Koronaviru­si ka krijuar edhe në marrëdhëni­et mes klubeve dhe ekipeve kombëtare. Është pak e vështirë, pasi trajneri normalisht kërkon të marrë rezultate pozitive, por edhe të integrojë të rinjtë e talentuar, të cilët ne për fat të mirë i kemi me bollëk në ekipet kuqezi të moshave. Mendoj se kombëtarja meritonte 4 pikë në dy ndeshjet e tetorit, ndonëse objektivat nuk janë komproment­uar dhe jemi ende në garë për vendin e parë. Nëse bëjmë mirë në dy ndeshjet e nëntorit kemi mundësi të marrim kreun e grupit. Sidoqoftë, përtej objektivav­e që janë të rëndësishë­m, them se duhet të jemi të kënaqur në vija të përgjithsh­me nga ky proces që po ndodh aktualisht në ekipin Kombëtar. Kemi një brez mjaft të mirë lojtarësh, të cilët mund të jenë vendimtarë në të ardhmen, por që kanë nevojë për kohën e duhur dhe eksperienc­ë me kombëtaren. Është një moment kthese për ekipin tonë. Duhet të kujdesemi dhe t’i mbështesim të rinjtë tanë, sepse ata janë e ardhmja. Të gjithë duam që Kombëtarja vetëm të fitojë, por ne duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm për kapacitete­t tona. Në një moment të tillë nevojitet të gjykojmë me mendje të ftohtë e të jemi realistë për mundësitë tona. Ndaj them se duhet të jemi të kënaqur për atë çfarë pamë në fushën e lojës në këto dy ndeshje. Madje, mendoj se e ardhmja mund të jetë edhe më e mirë, duke parë kaq shumë talente që janë në radhë për të hapur dyert e Kombëtares.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga ndeshja Lituani-shqipëri 0-0
Moment nga ndeshja Lituani-shqipëri 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania