Panorama Sport (Albania)

Trofetë e Dinamos për vazo lulesh, klubi apel për rikthimin e kupave

Gjenden 3 kupat e para, njëra pre tyre ishte vazo lulesh

- FATJON RUPI

Dinamo është një klubet emblematik­e sh qiptare, që prapa i vjen istoria... Tifozët e saj dhe ata ë kanë parë me sytë e tyre për ite e vite me radhë gjenerata të dryshme të Dinamos, një nga hkollat më të njohura në vend, a njohin mirë vlerat, por brezi i i apo të huajt duhet vetëm të magjinojnë, sepse aktualisht uk ekziston palmaresi blu. Në mënyrën më barbare, para disa itesh, kur Dinamoja u përzu me dhunë nga shtëpia e saj, nga ompleksi historik pranë Liqnit Artificial, një Zot e di se ku ërfunduan trofetë e 18 titujve ampionë, 13 Kupave të Shipërisë dhe 2 Superkupav­e të hqipërisë. Të gjithë trofe të markës së njohur blu, të fituar lot meritë dhe krenari nga Mujo Targaj, Sulejman Demolari, Ilir Përnaska, Shyqyri allgjini, sa për të përmendur disa emra në listën e pafundme të atyre që kanë kontribuua­r për t'i fituar. Në kohët e sotme, dikush, me papërgjegj­shmërinë më të madhe, i ka injoruar, ndaj dhe klubi kryeqyteta­s nuk ka në zyrat e tij asgjë nga trashëgimi­a e tij e çmuar. Një fakt që vret kur e mendon dhe që ka vënë në lëvizje drejtuesit e rinj për të rikuperuar sa më shumë të jetë e mundur nga pasuria e madhe e Dinamos.

TRI KUPA - Presidenti i Dinamos, Marko Pontreli, së bashku me administra­torin Ermal Barushi kanë marrë iniciativë­n

për t'i kërkuar me çdo mënyrë trofetë e humbur të "thesarit" dinamovit. Me anë të faqes zyrtare në "Facebook" kanë kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë dijeni për trofetë e bluve dhe kanë siguruar deri tani tri kupa të Shqipërisë, një nga të cilat ironikisht kishte përfunduar si vazo lulesh. Njerëz që kanë banuar pranë ish-kompleksit të Dinamos apo që kanë pasur aktivitete në atë vend, kanë nisur t'u vijnë në ndihmë drejtuesve të rinj të klubit, të cilët duan të krijojnë muzeun e Dinamos, ashtu siç e meriton klubi i dytë më i titulluar në vend. Për t'i gjetur të gjithë trofetë është e pamundur, por të paktën të kthehet në klub një pjesë e mirë e tyre. Ndoshta ata që i kanë këta trofe do të ndërgjegjë­sohen për t'ia kthyer të zotit, sepse vlera e tyre ka kuptim vetëm kur janë të vendosur në muzeun historik të Dinamos.

 ??  ?? Tre trofe të fituar nga Dinamo që klubi ka arritur t’i gjejë
Tre trofe të fituar nga Dinamo që klubi ka arritur t’i gjejë
 ??  ?? Tre trofe të fituar nga Dinamo që klubi ka arritur t’i gjejë
Tre trofe të fituar nga Dinamo që klubi ka arritur t’i gjejë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania