Panorama Sport (Albania)

Partizani thyen Teutën, Daja: Ekipi më bindi

"Demat" kanë bindur në testin e parë me një ekip të Superiores

- ZAMIR QYPI

Partizani ka zhvilluar dje testin e parë sezonal me një kundërshta­r të Superiores, ndaj Teutës të cilin e fituan 2-1. Trajneri Ilir Daja, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" ka pohuar se ka mbetur i kënaqur nga skuadra dhe impenjimi që treguan ndaj durrsakëve, ai e kërkon nga të tijtë në çdo ndeshje të kampionati­t. Nëse luajnë si dje...

Teuta dhe Partizani janë vënë dje për ballë njëri-tjetrit në ompleksin "Olimpic Park" në Durrës dhe në fund kanë qenë ë kuqtë ata që kanë dalë fitues ë miqësores. Për skuadrën e Dajës ka qenë testi i 13-të verr, por i pari ndaj një skuadre ë Superiores, të cilën e kanë ituar në shifrat 2-1. Kjo është onsideruar për të dyja skuadat si një provë gjenerale para illimit të sezonit. Ndonëse uk kanë bërë merkato dhe hikohen jashtë luftës për titll, dje "demat" kanë nxjerrë okën duke treguar se janë gjallë". Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të Partizanit 0, me golin e Bitrit. Në fund të jesës së dytë u shënuan dy ola, ku në 85-ën durrsakët arazuan me një autogol të itrit, ndërsa në minutën e 90ë Lukas Kardozo i jep fitoren ë kuqve me golin e tij. Në ërgjithësi të kuqtë kanë qenë më lart se durrsakët duke hfaqur edhe më shumë ëshirë për fitoren.

PJESA E PARË- Takimi nisi me një mundësi të Teutës në minutën e pestë, por portieri eqja u tregua vendimtar me dërhyrjen e tij dhe topi ndaet nga shtylla. Më pas Vila rezikon para portës mike. Në minutën e 11-të Solomon shoi pranë golit me një goditje me kokë, pas harkimit të Barhit nga këndi. Në të 14-ën Hebaj nuk përfiton nga gabimi i të kuqve në mbrojtje, pasi

ë fund bllokohet nga Belica. Më pas Bregu nuk gjeti hënjestrën me topin e kthyer. Në minutën e 17-të, Tedi Cara alon bukur në qendër, godet, or portieri Frashëri tregohet i ujdesshëm në ndërhyrjen e tij. Në minutën e 20-të vjen goli i arë i Partizanit, ku pas një rosimi të Asnit në zonë është itri që kërcen mbi të gjithë dhe me kokë shënon, 0-1 për miqtë. Më pas kemi nga një gjuajtje ë portat respektive me Emilano Vilën dhe Asanin, por pa ezultat. Në të 23-ën Broja tenon me të majtën nga distanca, or Frashëri i përgjigjet me një dërhyrje të bukur. Në vijim, kuadra e drejtuar nga Martii mundohet të ushtrojë preion mbi të kuqtë, por mungon inalizimi. Asani dhe Bardhi mundohen të depërtojnë nga rahët, por e kanë të vështirë ë shërbejnë si duhet për Soomon. Në minutën e 27-të, .Vila godet bukur me kokë, or portieri Teqja devijon opin në goditje këndi. Në minutën e 33-të Bregu shërben e Hebaj brenda zonës, që rrotullohe­t, godet me të djathtën, por Teqja shpëton portën. Në minutat në vazhdim të dyja ekipet krijojnë raste, por goli i Bitrit mbetet i vetëm në 45 minutat e para.

PJESA E DYTË- Bregu në minutën e 50-të lëviz mirë në të djathtë, më pas nga jashtë

zone gjuan tokazi me të majtën, por pret Teqja. Në vazhdim vijojnë tentativat e durrsakëve duke krijuar disa raste shënimi, por ndonëse ndryshojnë gjuajtësit, Teqja e mban të paprekur portën. Rasti më i pastër regjistroh­et në minutën e 60-të, ku Belica eviton

golin pas gjuajtjes së Zogajt. Në minutën e 66-të Kapllani ka një mundësi të mirë shënimi pas një topi të kthyer gabim nga Bitri, por pas tij edhe Hebaj me Vilën shpërdoroj­në, kjo edhe për meritë të bllokimit të Belicës. Ndonëse bëhen zëvendësim­e të shumta, loja nuk e

humb ritmin, pasi të dyja ekipet krijojnë mundësitë për shënim. Barazimi i Teutës erdhi në minutën e 85-të ku Zogaj depërton në të djathtë, krijon hapësirë për goditje dhe me një të majtë të saktë çon topin në zonë, aty ku Bitri devijon topin dhe shënon autogol. Por të kuqtë

nuk heqin dorë dhe në minutën e 90-të shënojnë golin e fitores me Lukasin, i cili krosimin e marrë nga Dajçi me një prekje të lehtë e dërgon në rrjetë. Me fitoren 2-1 të Partizanit u mbyll miqësorja, duke dhënë një sinjal se Partizani Dajës duhet llogaritur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Momenti i shënimit të golit të parë të Partizanit nga Bitri FOTOT: F.hazisllari
Momenti i shënimit të golit të parë të Partizanit nga Bitri FOTOT: F.hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania