Panorama Sport (Albania)

Kategoria I në kaos, FSHF e bën baltë

Luftëtari ekziston vetëm si emër, rrezikon pjesëmarrj­en

- FATJON RUPI

Fiks një javë më parë, në "Air Albania Sta dium" u hodh shorti i kalendarit të Kategorisë së Parë. Takimi u mbyll me fjalinë: "Për datën e nisjes së kampionati­t do t'ju njoftojmë shumë shpejt, me shumë mundësi nesër (të shtunën)". U mbyll me këtë fjali, sepse në mënyrën më absurde të mundshme kalendari u hodh pa data. Një nga ato çuditë që ndodhin vetëm në Shqipëri, por rrumpalla vazhdon me faktin se edhe një javë pas asaj fjalie data zyrtare e nisjes së kampionati­t të Kategorisë së Parë mungon. Një tallje e hapur nga një institucio­n qesharak, që nuk e ka për gjë fare të minojë punën e shumë e shumë klubeve që përbëjnë Kategorinë e Parë, shumica e të cilëve kanë bërë jo pak investime për objektivin e sezonit. Stafet teknike ditë pas dite shfryjnë në prononcime­t e tyre për gazetën në lidhje me mungesën e një date zyrtare për startin e kampionati­t, por askush nuk do t'ia dijë për punën e tyre. Nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të presin kur t'i teket FSHF-SË për ta nisur këtë kampionat, që nuk ka lidhje me bojkotin e Superiores, sepse nuk është pjesë e Ligës Profesioni­ste. Me sa duket, do të nisë edhe xhiroja e tretë e miqësoreve, pasi dy janë zhvilluar tashmë ndaj të njëjtit kundërshta­r.

Ç'NDODH ME LUFTËTARIN? - Kur Elbasani dhe Erzeni nuk u licencuan, FSHF mendoi për një ndryshim të mundshëm skeme të kampionati­t, por më pas të dyja klubet e fituan të drejtën e pjesëmarrj­es në Apel dhe alarmi ra. Tani ka një situatë të papreceden­të me Luftëtarin, që ka mbetur pa asnjë lojtar për shkak të situatës kaotike të krijuar nga borxhet e mëdha. Ekipi gjirokastr­it u licencua, por tani vetëm emrin ka dhe FSHF-JA nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për të. Luftëtari nuk mund të federojë asnjë lojtar, ashtu si dhe Flamurtari, por vlonjatët kanë akademinë dhe disa lojtarë të mbetur nga sezoni i kaluar, kështu që të paktën mund të marrin pjesë në garë.

 ??  ?? Pamje nga shorti i hedhur një javë më parë
Pamje nga shorti i hedhur një javë më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania