Panorama Sport (Albania)

Dopio Çupo-moting dhe Myler, Bajerni kursehet në Kupë

Sulmuesi shënon, debutuan Kosta, Nybel, Roka dhe Sarr

-

Nuk ka asnjë surprizë në ndeshjen e parë të kupës së Gjermanisë për Bajernin e Mynihut që mundi në "Allianz Arena" skuadrën modeste të Dyrenit me rezultatin 3-0. Blerja e re, Çupo Moting shënoi dy herë për kampionët e Gjermanisë të cilët kaluan në turin e dytë të kupës.

PJESA E PARË Ndeshja nisi e qetë për të dyja skuadrat. Ndryshe nga se ç'pritej, skuadra e Dyrenit luajti një futboll sulmues duke mos pasur frikë përballë kampionëve të Gjermanisë dhe Europës. Këta të fundit nisën ndeshjen pa disa prej titullarëv­e kryesorë të cilët vetëm dje iu bashkuan skuadrës. Ndërkohë, debutuan Nybel, Sarr, Roka, Çupo-moting dhe Duglas Kosta. Rasti i parë i ndeshjes do të regjistroh­ej vetëm në minutën e 18-të. Maksim Çupo-moting shërbehet saktë nga Myler, por goditja me kokë e sulmuesit të ardhur nga Parisi kalon larg portës së mbrojtur nga Xhakmuth, por gjashtë minuta më vonë ishte Çupo-moting ai që nuk fali nga fare pranë portës duke dërguar Bajernin në avantazh. Bavarezët bëhen zotët e fushës dhe kanë lojën nën kontroll. Në të 36' Sobieh shkakton një penallti që më pas u shndërrua në gol nga Tomas Myler. Mesfushori gjerman nuk gaboi nga pika e bardhë duke mposhtur portierin mik. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Duglas Kosta kishte mundësinë të shënonte golin e tretë për Bajernin. Braziliani, pas një aksioni personal, nuk arrin të kalojë dot portierin Xhakmuth që i mohon atij një gol spektakola­r. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Bajernit.

PJESA E DYTË

Në fraksionin e dytë të ndeshjes ishin miqtë nga Dyren ata që provuan ti afroheshin

portës së Nybelit. Ky i fundit ishte thjesht një spektaorë në 45 minuta e para. Në minutën e 64 i shënuan dy raste të pastra për shënim nga Bajerni i Mynihut. Në fillim ishte Çupo Moting, goditja e të cilit u spastrua nga një mbrojtës në vijën fatale dhe rasti dytë ishte një aksion

personal i Musialës. Ky i fundit tribloi në mënyrë spektakola­re tri lojtarë brenda zonës por më pas u ndal nga shtylla. 11 minuta më vonë kampionët e Gjermanisë shënuan edhe golin e tretë. Çupo Moting lëshon një predhë me të djathtën duke dërguar topin në cepin e portës së portierit mik i cili e kishte të pa mundur të reagonte. Ndeshja po i afrohej fundit dhe skuadrat duket se ishin pajtuar me rezultatin. Pjesa e mbetur e takimit nuk solli asnjë zhvillim të ri me Bajernin që nuk e vuri në asnjë moment kualifikim­in në rrezik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania