Panorama Sport (Albania)

Ngo te Tirana, flet agjenti: Ju tregoj si mund të vijë

“Duhet mbyllur një herë detyrimi i sezonit të kaluar”

- JORGIS MEMO

Majkëll Ngo mund të rikthe het te Tirana, pasi ende nuk ka firmosur për ndonjë klub. Javën e kaluar u forcuan zërat për një ribashkim të sulmuesit me bardheblut­ë, por si është e vërteta dhe pse palët nuk janë ende pranë një marrëveshj­eje zyrtare, e tregon ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” agjenti shqiptar i anglezit, Mario Cenolli. Ky i fundit komenton gjithashtu deklaratat e presidenti­t të Tiranës, Refik Halili, si dhe të trajnerit Emanuel Egbo. Sipas Cenollit, Ngo është ndier i fyer pas asaj që ka thënë kreu i klubit dy javë më parë.

Mario, javën e kaluar është folur për negociata mes klubit të Tiranës dhe Majkëll Ngosë. Madje, vetë trajneri Egbo ka thënë se e mirëpret një rikthim të sulmuesit. Si është e vërteta...?

I kam ndjekur me shumë interes deklaratat që janë bërë nga përfaqësue­s të klubit të Tiranës për Majkëll Ngonë. Më vjen mirë që së fundmi trajneri Egbo vlerësoi Majkëllin për kontributi­n në sezonin e kaluar. Të them të drejtën, kemi qenë në kontakt të vazhdueshë­m me Tiranën, më konkretish­t me drejtoren Goldi Halili, por deri më tani që po flasim nuk ka asgjë konkrete.

Si mund të rikthehet Ngo te Tirana dhe çfarë është bërë pengesë për mungesën e një akordi?

Kemi dëgjuar ofertën e Tiranës dhe nuk kemi dashur ta bëjmë kurrë publike shifrën e ofruar për rrogën e Ngosë, por meqë e ka thënë vetë presidenti Halili, mund të konfirmoj se ashtu është e vërteta. Pra, na është ofruar një kontratë me shifrat që ka deklaruar presidenti (8500 euro rrogë në muaj), por ne e kemi refuzuar, sepse nuk na u duk oferta më e mirë që klubi i Tiranës mund të jepte. Pastaj, janë edhe gjëra të tjera në mes që e pengojnë hapin konkret. Që do të thotë?

Përpara se të bisedojmë për një kontratë të re, duhet të mbyllim një herë marrëveshj­en e vjetër. Kur ta bëjmë këtë, atëherë ne jemi të gatshëm për të biseduar. Pa u mbyllur ajo, nuk mund të bisedojmë për asgjë.

Atëherë si po shkojnë gjërat për ta mbyllur marrëveshj­en e vjetër?

Jemi akoma në pritje për diçka që duhet të ishte mbyllur në muajin gusht pas finales së Kupës. Gjithçka varet nga Tirana, por në futboll kurrë nuk mund të thuash kurrë. E përsëris, përpara se të negociosh për një kontratë të re, duhet të mbyllësh një herë të vjetrën.

Sa është detyrimi që ka Tirana ndaj Ngosë?

Nuk dua të flas si presidenti Halili me shifra, pasi disa terma financiarë duhet të jenë privatë mes lojtarit dhe klubit. Është thjesht një

detyrim që klubi i ka lojtarit nga sezoni i kaluar dhe nuk ia ka shlyer ende.

OK, por si ka mundësi që në këta dy muaj e gjysmë sulmuesi nuk ka firmosur me ndonjë klub tjetër?

Që nga finalja e Kupës me Teutën, Majkëlli është kthyer në Angli dhe pasi bëri pak ditë pushime të merituara, ka nisur stërvitjen me një trajner personal, në mënyrë që të jetë gati në çdo moment. Ka mbetur pa ekip, sepse nuk i kanë pëlqyer ofertat. Ka pasur kërkesa zyrtare nga klube hungareze, turke, izraelite, kroate dhe boshnjake. T’ju them të drejtën, nuk kanë qenë ofertat e duhura, si nga ana

financiare ashtu edhe profesiona­le. Mos harroni që Ngo është lojtar i lirë dhe mund të firmosë kudo në çdo moment. Së fundmi kemi biseduar me klube kineze dhe do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë. Lojtari është i qetë, po stërvitet dhe nuk kemi ndërmend të nxitohemi. Do të ndodhë diçka që të jetë më e mira për lojtarin, prandaj dhe po presim me durim.

Presidenti Halili ka thënë se Ngo nuk do të luajë më futboll, sepse është e vështirë ta pranojnë ekipet e tjera përveç Tiranës. Keni një koment për këtë?

Sigurisht që nuk mund të më vijë mirë, si mua ashtu edhe Majkëllit për ato deklarata. Cili është ai lojtar që nuk do të ndihej i fyer pasi dëgjon nga presidenti i tij ato fjalë, për më tepër që Ngo u shpall kampion dhe kryegolash­ënues

i ekipit. Ngo dhe unë jemi surprizuar që zoti Halili ka folur në këtë mënyrë për një lojtar që ka dhënë shumë për t’u shpallur kampion. Duke parë se çfarë ka dhënë për Tiranën, mendoj se janë deklarata kontradikt­ore. Presidenti ka thënë që Ngo është toleruar nga Tirana, por ama edhe vetë lojtari e ka toleruar klubin. Presidenti e di shumë mirë se për çfarë arsyeje bëhet fjalë. Gjithsesi, ne nuk kemi dëshirë të bëjmë polemika. Koha do ta tregojë nëse Halili e ka fituar apo humbur bastin me Ngo. Secili ka mendimin dhe idetë e tij, çdo njeri është i lirë ta bëjë këtë. Thjesht unë mendoj se përpara se të bëhen të tilla deklarata, duhen menduar mirë. Unë e njoh presidenti­n Halili si një person të matur në deklaratat e tij, por këtë herë ndoshta nuk është matur aq sa duhet.

 ??  ?? Sulmuesi dhe agjenti i tij, Mario Cenolli
Sulmuesi dhe agjenti i tij, Mario Cenolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania