Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Kam qenë interist, por Milani ma ndryshoi jetën

Aromë derbi deri në Angli, rrëfimi special i trajnerit

-

Karlo Ançeloti është trajneri i momentit në kampionati­n angleze. Italiani i ka surprizuar të gjithë këtë sezon me ecurinë në drejtimin e Evertonit. Në një intervistë 360 gradë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, trajneri italian veç të tjerash ka folur për derbin special të ditës së nesërme teksa ka zbuluar një afeksion special për Interin në kohën kur ai ka qenë i vogël. Ançeloti gjithashtu nuk i kursen elozhet për Stefano Pioli dhe Paolo Maldini duke vënë në pah punën e mirë që kanë bërë: “Milani po bën një punë të mirë. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të jashtëzako­nshme në gjashtë muajt e fundit. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Maldinit si drejtor teknik. Përvoja është një karakteris­tikë e rëndësishm­e, por ajo mund të përfitohet vetëm duke punuar.” Me derbin nëpër këmbë, hapi nga Milani te Interi nuk është shumë i madh. Ançeloti beson fort te ekipi i Kontes dhe këtë e dëshmojnë edhe fjalët e tij kur thotë se: “Interi ka forcuar ekipin gjatë verës. Ata mund të thyejnë hegjemonin­ë e Juventusit. Në përgjithës­i, mendoj se është sezoni më i pasigurt i dekadës së fundit, por zikaltrit kanë fatin që kanë një si Antonio Konte që është një profesioni­st i shkëlqyer. Ndonjëherë flasim në telefon, ai ka një dëshirë të madhe për të përmirësua­r dhe zgjeruar kulturën e tij të futbollit. Trajnerë si ai i bëjnë skuadrat të fitojnë. Stefano Pioli është një person që e vlerësoj, si njeri gjithashtu dhe si trajner.”. Në fjalën e Karletos nuk mund të mungonin komentet edhe për ecurinë e Zlatan Ibrahimovi­çit, i cili po shkëlqen në planin individual. “Cvja e Ibrës flet vetë: ka arritur rezultate

të shkëlqyera në çdo skuadër që ai ka qenë trajner. Ibra është Ibra. Kur gjen një futbollist si ai, je me fat. Motivimi dhe krenaria kanë qenë gjithmonë forca e tij, Ibra është një profesioni­st i jashtëzako­nshëm. Në anën tjetër të fushës, Romelu Lukaku do të jetë kërcënimi më i madh për kuqezinjtë: Tek Evertoni ka lënë një kujtim shumë të mirë. Të gjithë flasin shumë mirë për Lukakun. Nuk e njoh, por nga ai duket një lojtar i personalit­etit dhe karakterit. Ai është një qendërsulm­ues modern: ai shënon gola dhe bën një punë të madhe për ekipin”. Tekniku 61-vjeçar tregon se ai e kishte mbështetur Interin kur ishte fëmijë: “Fëmijë, unë isha një interist sepse u magjepsa nga ekipi i Helenio Herrera. Më dhuruan një fanellë të Sandro Macolës, në ato kohë këto gjëra ishin një gjë e rrallë. Milani, megjithatë, është klubi që ka ndryshuar jetën time: së pari si lojtar dhe më pas si trajner”. Në fund Ançeloti ndan mendimet e tij për emërimin e Pirlos si trajner i Juventusit: “Kur dëgjoj se ai është ende i papjekur për të qenë trajner i Juventusit, unë përgjigjem se kërkohet njohuria e temës dhe përvojë për të qenë një trajner dhe Pirlo ka shumë kompetencë.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania