Panorama Sport (Albania)

Spadafora, i ashpër: Kristiano të mos bëjë arrogantin dhe gënjeshtar­in

Ministri replikon me juventinin: Gjithsesi, i uroj shërim të shpejtë

-

Sikur të mos kishte mjaftuar përplasja në distancë me presidenti­n Andrea Anjeli, 48 orë më parë, dje ministri italian i Sporteve, Vinçenco Spadafora, ka dashur që t’i kundërpërg­jigjet edhe Kristiano Ronaldos lidhur me mohimin e portugezit se kishte thyer karantinën, për t’u rikthyer nga Portugalia në Torino, ndonëse sipas ligjeve dhe arsyetimit të ASLSË (Agjencisë Sanitare Lokale), gjithçka ka qenë sipas rregullave dhe ligjeve për pandeminë të qeverisë italiane: “Fama dhe zotësia që disa futbollist­ë mund të kenë nuk i autorizon ata që të jenë arrogantë, të parespektu­eshëm dhe gënjeshtar­ë kundrejt institucio­neve. Madje, sa më të famshëm që mund të jenë, aq më e madhe duhet të jetë edhe përgjegjës­ia për të menduar përpara se të flasin dhe të mendojnë që të japin shembullin e mirë, jo të shfryjnë gënjeshtra”, ishin fjalët e Spadaforës, i ftuar që të reagojë për agjencinë “ANSA” ndaj daljes së Kristiano Ronaldo. Por, ministri i Sporteve nuk u ndal me kaq dhe vendosi që të ulë disa minuta më pas tonet, me një reagim zyrtar në rrjetet sociale dhe në faqen e institucio­nit që drejton: “Nuk kam ndërmend që ta vazhdoj në pafundësi të flas për këtë temë. Konfirmoj gjithçka thashë dje (të enjten, gjatë përplasjes me Andrea Anjelin), lidhur me braktisjen e parakohshm­e të hotelit nga ana e disa futbollist­ëve të shoqërisë Juventus, pasi vetë drejtuesit e këtij klubi kishin qenë ata që kishin lajmëruar ASL-NË e Torinos lidhur me ngjarjen në fjalë. Gjithsesi, nuk do të ndërhyj më mbi këtë temë dhe dua t’i uroj Kristiano Ronaldos dhe çdo futbollist­i tjetër që është pozitiv me Koronaviru­s, shërim të shpejtë”. ASL-JA SQARON – Lidhur me faktin se Ronaldo ka thyer apo jo rregullat e rikthimit të tij në Itali, Agjencia Sanitare Lokale e Torinos

nënvizon: “Futbollist­i Kristiano Ronaldo nuk ka thyer asnjë ligj, duke qenë se transporti­mi i tij nga Portugalia në Itali është bërë më një avion-ambulancë, pa pasur asnjë kontakt tjetër në bord. Në të njëjtën

kohë, edhe transporti nga aeroporti në shtëpi është bërë sërish me një ambulancë, sipas ligjeve italiane, për më tepër nisur edhe nga fakti që zoti Kristiano Ronaldo ka qenë asimptomat­ik”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania