Panorama Sport (Albania)

Pep: De Bryjne mungon, Arteta nuk është nxënësi im

-

Vëmendjen e javës së pestë e ka marrë derbi i shumëpritu­r i Mersejsajd­it, por pasditen e sotme Premier Liga rezervon një tjetër duel gjigantësh, atë mes Mançester Sitit dhe Arsenalit. Pep Guardiola kundër Mikel Artetës. Trajneri i "Qytetarëve" do të jetë pa shërbimet e yllit të skuadrës, Kevin de Bryjne, i dëmtuar në ndeshjen e Belgjikës kundër Anglisë në Ligën e Kombeve të dielën. Katalanasi tha gjatë konferencë­s së djeshme se lëndimi i mesfushori­t nuk duket serioz, por ai nuk është i sigurt sa kohë ai do të qëndrojë larg fushës. "Nuk e di sa do të mungojë, por mendoj se në ndeshjet e ardhshme do të jetë jashtë, por do ta shohim ditë pas dite se si do të shkojë. Nuk mund t'ju them me saktësi sa ndeshje do të humbasë, sepse nuk e di", tha Guardiola. Por, pas lajmit të keq, vjen lajmi i mirë i rikthimit të Serxho Agueros. Golashënue­si më i mirë i klubit pritet të luajë minutat e para pas operacioni­t në gju në fund të sezonit të shkuar. "Ai po stërvitet mirë dhe ne jemi të kënaqur. Çdo skuadër ka nevojë për një sulmues dhe ne kemi luajtur pa ta në dy-tri takimet e fundit (Zhezus është gjithashtu i dëmtuar)". Pastaj komentet e përhershme për ish-asistentin e tij, Mikel Arteta. "Nxënësi kundër profesorit? Ndoshta, në

radhë të parë ne duhet ta sqarojmë se kush është mjeshtri dhe kush nxënësi. Të gjithë e njohin Artetën, ne nuk kishim asnjë dyshim për atë që ai po bën në këtë periudhë të shkurtër. Ai e ka rikthyer Arsenalin në pozicionin ku ata ishin shumë kohë më parë", komentoi Pep.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania