Panorama Sport (Albania)

Kastrioti dhe Apolonia, "paqe" në provën gjenerale

De Silva reagon pas supergolit të Mehmetit

-

Kastrioti dhe Apolonia, dy skuadrat e ngjitura këtë sezon në Superiore, matën forcat në një miqësore të zhvilluar të shtunën në stadiumin "Redi Maloku" të Fushë-krujës. Kjo ndeshje u cilësua si provë gjenerale, pasi nga të dyja kampet shpresohet që kampionati të nisë këtë javë. 90 minutat u mbyllën 1-1, teksa u zhvillua një pjesë e parë e balancuar, me miqtë nga Fieri që arrijnë të shënojnë të parët një supergol e më pas reagoi ekipi krutan, duke barazuar shifrat. NDESHJA - Fierakët me Gjatën, Ejoh dhe Haxhiun tentojnë të surprizojn­ë, por pa ndonjë rrezik për portierin Abibi. Loja bëhet më interesant­e, kur krutanët me

Patrik Bardhin dhe De Silvën i afrohen zonës kundërshta­re, por sërish s'ka gol. Një faull në favor të Apolonisë ndryshon rezultatin. Është Ksement Mehmeti ai që nga rreth 25 metra realizon një supergol, duke shtangur Abibin. Avantazhi i miqve zgjat vetëm 7 minuta, pasi është De Silva i cili

përfiton nga një kthim i gabuar i topit nga Sota dhe realizon golin e parë me fanellën e Kastriotit në këtë periudhë. Pjesa e parë nuk ka shumë histori, ndërsa e dyta nis me tjetër "marsh", pasi trajnerët fillojnë të fresokojnë skuadrat me zëvendësim­e. Kastrioti domi"është non dhe fillimisht është Rezi që sapo futet në lojë jep shkëndijën e parë, por Harizaj është i pakalueshë­m. Më pas sulmuesi Spartak Ajazi pati mundësi ideale në dy raste të pastra në harkun e tre minutave, por sërish Harizaj është shpëtimtar. Loja bëhet e bukur, me fierakët

që tentojnë me kundërsulm­e të zënë në befasi krutanët, por tentativat e Ejo dhe Mihanës, nuk konkretizo­hen si duhet. Në të 80ën, i riu Silvio Vokrri, pati rastin më ideal të miqësores, pasi vetëm për vetëm me Harizajn, nuk arrijn të shënojë. Kësisoj, gjithçka u mbyll 1-1. BUJAR BALLIU

 ??  ?? Çast nga miqësorja
Çast nga miqësorja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania