Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Resuli jep garanci për merkaton

Trajneri: Kemi bërë përforcime, nuk jemi bllokuar nga FIFA

- ERMAL SIKA

Dritan Resuli është i qetë për merka ton, ai konfirmon se Flamurtari nuk ka asnjë problem. Për "Panorama Sport", trajneri deklaron se FIFA nuk i ka bllokuar transferim­et, madje janë në pritje që të bëjnë të tjera përforcime për sezonin 2020-2021. "Nuk e kuptoj ku qëndron bllokimi i merkatos, kur ne përforcohe­mi. Deri tani na kanë ardhur 4 lojtarë të rinj në ekip si: Burak Menga, Alvi Ahmetaj, Stiven Puci dhe Tarik Çmajçanin. Këta futbollist­ë po stërviten me ekipin dhe janë aktivizuar edhe në miqësore. Nëse do të kishim probleme me regjistrim­in e tyre, atëherë nuk kishim pse të hynim fare në bisedime. Jemi në pritje të disa elementëve të tjerë për ta përforcuar më shumë organikën për sezonin 2020-2021. Ju siguroj se Flamurtari nuk ka asnjë çështje që të lidhet me bllokim të merkatos", u shpreh fillimisht numri një i stolit kuqezi.

KAMPIONATI - Trajneri pret që të nisë një orë e më parë edhe kampionati dhe më shqetësues­e për të mbetet mungesa e një date zyrtare.

Ai paralajmër­on se kjo do të sjellë efektet e veta negative. "Na penalizon shumë mungesa e një date zyrtare, kur ende nuk dihet kur do të fillojë kampionati. Është shumë problemati­ke, pasi lidhet me motivimin e ekipit. Ndryshojnë shumë gjërat kur lojtarët janë në aktivitet, edhe pse ne po përpiqemi t'i mbajmë në tonus në stërvitje dhe me ndeshje miqësore. Them se tani e kemi më të plotë ekipin, pas afrimit të serbit Çmajçanin. Kemi më shumë alternativ­a. Ekipi ka ndryshuar shumë, repartet janë konsolidua­r, ndërsa afrimet i kanë dhënë një frymë të re

grupit. Kemi një ndërthurje mes lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë eksperienc­ë. Uroj të vendoset sa më shpejt data kur do të nisë kampionati. Ne jemi gati për ta nisur sa më mbarë kampionati­n dhe për të marrë rezultat pozitiv", shprehet Resuli.

TESTI - Flamurtari zhvilloi në fundjavë edhe një test brenda familjes. Skuadra e Dritan Resulit mati forcat me U-19 e kuqezinjve, e drejtuar prej Fjodor Xhafës. Trajnerët menduan që të luajnë këtë miqësore, që sigurisht i ka shërbyer më shumë ekipit të parë. Ekipi i madh e nisi

ndeshjen me këtë formacion: Moçka, Ahmetaj, Qarri, Puci, Muçollari, Çmajçanin, Kreshpa, Oliviera, Aliaj, Ribaj, Mukoi. Në pjesën e dytë u bënë shumë zëvendësim­e dhe trajneri Resuli disa lojtarë i kaloi tek 19-vjeçarët. U dha më shumë prioritet të rinjve dhe gjithçka u mbyll 3-2 për ekipin e parë. Golat për Flamurtari­n u shënuan nga braziliani Oliveira, Ribaj dhe Puci, ndërsa për të rinjtë ishin Kadriaj me Dhrami. Më shumë se sa rezultati ky test shërbeu për shkëmbime poziciones­h dhe për t'i provuar të gjithë lojtarët.

 ??  ?? Dritan Resuli, trajner i Flamurtari­t
Dritan Resuli, trajner i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania