Panorama Sport (Albania)

Ish-portieri: Tomori pa strategji, drejtohet nga njerëz partie

"Besa, kandidate kryesore për kreun, pastaj të tjerët"

- EDI SPAHIU

Ish-portieri i njohur beratas, Bledar Dura, ka folur eksk luzivisht për "Panorama Sport" për skuadrën e vendlindje­s, Tomorin. Ai ka luajtur edhe me Besën për 6 sezone, duke dituar Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën. Dura thekson se futbolli beratas duhet shkëputur njëherë e mirë nga bashkia, ndërkohë që nuk mungojnë akuzat e forta për ata që e drejtojnë Tomorin.

KRITIKAT - "Nuk e kam asnjëherë problem të flas hapur, edhe pse e di se zërin kritik në Berat gjithnjë janë përpjekur ta mbysin njerëz që më shumë janë duke e "mjelë" sportin dhe aq më shumë futbollin. Futbolli në Berat po vuan pambarimis­ht për sa kohë mungon privatizim­i. Rezultatet më të larta futbolli beratas i ka pasur sa herë që ka pasur president, sa herë është investuar nga biznesmenë­t beratas. Me bashki nuk ka as sport, as rezultat dhe as emocione. Për 15 vitet e fundit jepen nga 250 deri në 360 milionë lekë në vit dhe rezultati është ky, 4 herë në Kategorinë e Dytë, dy pjesëmarrj­e në Superiore dhe shumë shfaqje të shëmtuara në Kategorinë e Parë. Si ka mundësi të investohen mbi 300 milionë lekë në vit për të qëndruar në të Parën? Si ka mundësi që asnjëherë nuk kërkohet llogari dhe si ka mundësi që një fushë në qendër të qytetit, që unë i pari dola në protestë dhe e mbrojta të mos prishej tani qëndron në mëshirë të fatit?", thotë Dura fillimisht.

STRATEGJIA - "Problemati­ka është më e madhe, kur shikon që ka mungesë investimi prej vitesh te moshat. Shikoni rezultatet dhe do bindeni, vetëm U-17-a në të Parën, po ekipet e tjera ku janë? Mungon strategjia në futbollin beratas prej vitesh sepse drejtuesit e klubeve janë zyrtarë bashkie

dhe partiakë fanatikë, ku punësimet dhe emërimet prej vitesh janë mbi bazën e anëtarësis­ë në një parti politike. Në Berat ka ndodhur që stafin një trajneri ia cakton bashkia. Pse nuk merret si shembull puna që kryhet tek Apolonia me moshat. Qindra miliona lekë në vit që jepen për një skuadër pa objektiva mund të investohen tek ekipet e moshave dhe tek ish-fusha e vjetër. Po të privatizoh­et klubi, Tomori do ketë njerëz profesioni­stë dhe jo anëtarë partie. Në Berat urgjentish­t duhet kthyer vëmendja te moshat, të mos na ikin talentet për një

copë buke, siç ka ndodhur deri tani", thekson më tej ishportier­i.

KAMPIONATI I RI - Dura më pas jep një mendim edhe për kampionati­n e ri. "Do ta vlerësoja shumë të fortë Grupin B, pasi aty bëjnë pjesë skuadra të njohura. Për sa kam informacio­n, them se skuadrat pa president do ta kenë të vështirë ngjitjen, pasi dihet shumë mirë si funksionon gara. Shikoj Besën si skuadrën më të fortë, jo vetëm se ka kryer investime, por edhe se presidenti Bizhdili këtë sezon do të kërkojë me çdo kusht ngjitjen. Pastaj vlerësoj Egnatian që ka investuar fuqishëm

dhe ka një trajner shumë të aftë e ambicioz si Magani. Egnatia, Tomori dhe Flamurtari do të rivalizojn­ë deri në fund për vendin e dytë. Tomori ka bërë shumë afrime dhe tradita do të luajë rolin e saj. Është pozitiv fakti që ka një trajner shumë punëtor si Sinella. Shpresoj që skuadra të ambientohe­t shpejt me këtë kategori, por edhe përforcime­t të rezultojnë efikase. Do të dëshiroja shumë që Tomori dhe Besa të ngjiten në Superiore. Dua të shikoj në fushë Tomorin që të luajë në nivelin e traditës së tij, agresiv dhe imponues ndaj kundërshta­rit", ka përfunduar Dura.

 ??  ?? Bledar Dura, ish-portier i Tomorit
Bledar Dura, ish-portier i Tomorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania