Panorama Sport (Albania)

Handanoviç parakalon Paljukën: Nuk ishim mjaftueshë­m agresivë

-

Samir Handanoviç për pak mund të kishte shpëtuar mbrëmjen interiste. Me ndërhyrjen në derbi te goditja nga 11 metrat e Zlatan Ibrahimovi­çit, pavarësish­t se nuk mundi t'ia mohonte suedezit të godiste në rrjetë topin pas bllokimit, kapiteni zikaltër është ngjitur në kuotën 25 penallti të pritura në Serinë A, duke u bërë kështu pritësi më i mirë nga pika e bardhë i historisë së kampionati­t italian. Nga viti 2005 deri më sot, slloveni ka arritur të neutralizo­jë 25 goditje nga 11 metrat në 481 ndeshje dhe ka lënë në vendin e dytë të klasifikim­it Xhanluka Paljukën (24 penallti të pritura në 592 ndeshje).

TË SHOHIM PËRPARA - Një humbje pjesërisht e pamerituar, që ka lënë pa dyshim hidhërim dhe zhgënjim në ambientet e Interit, pavarësish­t të gjitha alibive të rastit, por që nuk shpëton në tërësi paraqitjen e skuadrës së Antonio Kontes. Një koment për mikrofonat e "Inter TV" lidhur me rezultatin e shëmtuar të marrë kundër kuqezinjve e ka dhënë Handanoviç: "Unë nuk flas për mungesë fati, kemi pasur shumë raste, ndoshta nevojitej pak agresivite­t më shumë, - është shprehur portieri slloven për mikrofonat e mediave italiane në përfundim të 90 minutave. - Për fat të keq, për ne ndeshja shkoi ashtu siç nuk duhet të shkonte, por tani duhet të kthejmë faqe dhe të mendojmë për sfidën e së mërkurës. Jemi të inatosur,

por nuk duhet të shikojmë prapa. Duhet të tregohemi të zotë dhe të mos e mendojmë më atë episod. Çfarë aspektesh pozitive kemi marrë? Pozitive është gjithçka që kemi arritur të bëjmë në këto ndeshje: të krijojmë shumë, të kemi një qëndrim sulmues. Ndërsa aspektet negative që nuk duhet të kujtojmë janë mungesa e ekuilibrit dhe golat e pësuar. Duhet të jemi më të zotë në krijimin e ekuilibrit dhe t'u lejojmë më pak shanse kundërshta­rëve. Nuk krijuan më shumë se ne këtë herë, megjithatë morën më shumë nga ndeshja. Duhet të përmirësoh­emi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania