Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja vihet përpara "gjyqit", Eriksen mbetet objekt misterioz

-

Antonio Konte e kishte thënë në prag të sfidës me Milanin dhe e përsëriti pas humbjes: "Nuk mund të ankohemi për mungesat apo të kapemi në motivime jashtë futbollit, por të luajmë me përgjegjës­i. E, në fakt, Interi humbi derbin përgjithës­isht për fajet e veta. Faktori Ibra dhe rregulli i Milanit ndikojnë në peshore, por akoma më shumë gabimet në mbrojtje dhe mungesa e saktësisë në pasimin e fundit apo përpara portës". GOLAT E PËSUAR - Reparti më i goditur nga mungesat ishte edhe ai që zhgënjeu më shumë gjatë mbrëmjes: mbrojtja. Një situatë vështirësi­e që mesfusha nuk arriti të maskonte, i kritikuari Galjardini bëri të dallohen gabimet e Brozoviçit jo vetëm në nivel ekuilibri, por edhe në motivim. Tetë gola të pësuar në katër ndeshje bëjnë të nisë alarmi i kuq dhe nuk është e thënë që Bastoni dhe Shkriniar të mjaftojnë, pasi vështirësi­a ishte edhe taktike, në nivel lëvizjesh dhe lidhjesh mes reparteve. Së paku në këto kushte Konte mund të largohej nga dogma e 3-5-2 dhe të rrezikonte një kalim te mbrojtja me katër, duke tërhequr Vidalin në mbrojtje (rol që e ka bërë në kombëtare) apo duke përdorur D'ambrozion si qendërmbro­jtës përkrah De Vraj. Keq edhe zinxhiri në të majtë ku Perisiç në korsinë anësore duket një eksperimen­t i humbur, ndërsa eksperienc­a nuk shpëtoi Kolarovin, ndoshta më i dobëti në fushë. Është e vështirë, megjithatë, të mos përmendet faktori lodhje i lidhur me kombëtaret, dhe dita e vetme e plotë në gatishmëri për t'u stërvitur me rangje të plota. Vetëm Barela dhe Lukaku janë shfaqur të palodhur, ndërsa të tjerë si Vidal e Lautaro u shuan dhe Sançez luajti pak për të mos rrezikuar dëmtime pas Kilit. Të gjitha situata që kanë ndikuar në mungesën e kthjelltës­isë në 20 metrat e fundit, ku janë parë pasime elementare të gabuara dhe zgjedhje sulmuese të pakuptuesh­me. DANEZI MISTERIOZ - Eriksen, ndërkohë, mbetet misteri. Danezi, i rigjallëru­ar nga golat me përfaqësue­sen, është rikthyer shpejt në formatin "Seri A": i hutuar, pa një vendosje fikse në fushë dhe i paaftë të organizojë lojën. Thuajse një vit larg zbarkimit të tij në Itali, dyshimet lidhur me përfshirje­n e tij në një realitet si ai interist bëhen dalë ngadalë siguri: edhe nga ai pritet një kthesë, në rast të kundërt mund të ketë një largim paraprak në janar. Konte megjithatë kërkoi të nënvizojë manovrën e Interit, që pas 20 minutash shpërqendr­imi rimori kontrollin, duke krijuar rastet e duhura, duke merituar edhe golin e barazimit, por që si pasojë rrezikoi prapa.një mungesë ekuilibri kjo që duhet zgjidhur sa më parë. Në fund, pas derbit, duket vetëm një siguri e këtij Interi: pankarta "këtu punohet". Punime që duhet të kryhen sa më shpejt, meqenëse të mërkurën do të jetë koha për të zbritur sërish në fushë. Një gabim kundër Mynshengla­dbahut mund të kushtojë më shtrenjtë se një nisje e ngadaltë në kampionat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania