Panorama Sport (Albania)

Kuman: Sikur s’kishte VAR, tentojmë Depajin në janar

Trajneri: Grizman? Kemi shumë lojtarë të mirë

-

Ronald Kuman lëshoi akuza kundër arbitrimit duke thënë se në ndeshjen e Barcelonës me Getafen mungonte VAR-I. Ai tregoi gjithashtu se në merkaton e janarit do të tentojnë të transferoj­në Depajin, i cili është një lojtar shumë i rëndësishë­m dhe mund ta ndihmojë Barcelonën në sulm. Kuman foli për të ardhmen, por edhe për Lionel Mesin. PJESA E DYTË - “Nuk u futëm mirë në fushë. Humbëm shumë topa, pësuam disa kundërsulm­e dhe korne. Nuk e di nëse ishte rasti i penalltisë. Ishte e kërkuar. Ne patëm pak raste dhe më i miri ishte në pjesën e parë. Nuk mund të them asgjë tjetër”. ARBITRI - “Nuk më pëlqen të flas shumë për arbitrat. Nëse shihni ndeshjen, faullet, kartonët... secili mund të japë mendimin e tij. Unë nuk dua. Është një terren i vështirë, por ne tentuam të luajmë”.

BORDALAS - “I thashë që lojtari me numër 12 i Getafes më ofendoi disa herë. Nuk do ta përsëris atë që më tha”.

GRIZMAN - “Kemi shumë kualitet përpara dhe futbollist­ë si Grizman, Leo apo Fati. Ata mund të luajnë në pozicione të ndryshme”.

VENDIMET - “Nuk e di nëse në këtë ndeshje kishte VAR”.

PEDRI - “Mendoj se ishte mirë. I dhamë pak pushim Kutinjos meqë

ka luajtur shumë. Pedri ka treguar se ka kualitet për të luajtur te Barcelona”.

MERKATO - “Të shohim se çfarë mund të bëjmë në janar. Transferim­i i Depajit do të ishte diçka e mirë për klubin. Do të tentoj që ta marrim patjetër sepse është i rëndësishë­m. Ne kishim një marrëveshj­e

me lojtarin dhe kishim bërë të gjitha gjërat e duhura, por rregullat në Spanjë ishin të tilla, që ne duhet të largonim një lojtar për të afruar një tjetër”.

E ARDHMJA - “Nuk mund të përfshihem kurrë në zgjedhjet presidenci­ale të Barcelonës dhe nuk do të takoj asnjë. Unë jam trajner

për të stërvitur skuadrën dhe do të bëj gjithçka në fushën e lojës. Ata do të vendosin nëse unë do të qëndroj apo do të largohem”. MESI - “E shoh të qetë dhe të motivuar. Kur ai prek topin, është i jashtëzako­nshëm dhe më pëlqen që punoj me një futbollist të tillë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania