Panorama Sport (Albania)

Tirana çalon me Kastriotin, Egbo: Ja pse jemi në ajër

Trajneri: Bojkoti si një "COVID" i dytë, nuk dimë çfarë po bëhet

- OLSI AVDIAJ

Tirana nuk ia del dot të fitojë me ekipet e Superiores. Pas humbjes me Teutën në Superkupë dhe Apoloninë në miqësore është radha e Kastriotit që të dalë i pamposhtur nga sfida me bardheblut­ë. Në fakt, është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja miqësore mes Tiranës dhe Kastriotit. Pjesa e parë foli më shumë për krutanët, të cilët ishin dominues dhe kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën ta dërgonin topin në rrjetë. Bardheblut­ë vuajtën mungesat e Çelhakës, Najdovskit dhe Toshevskit. Në minutën e 13të, Da Silva i vjedh një top Vangjelit, çan përpara, godet në kufijtë e 16-shes, por pret Lika në dy kohë. Mbrojtja e Tiranës ngatërrohe­t sërish. Hoxhallari del huq në tentativë për të hequr topin, sferën e merr Da Silva që godet menjëherë, por sërish Lika shpëton portën. Batha e kupton që skuadra e tij nuk afrohet dot te porta dhe tenton një goditje nga jashtë zone, por gjuajtja kalon shumë mbi traun e portës. Të njëjtën gjë bën edhe Torasa në të 32ën, teksa shkarkon të djathtën, por pa rezultat. Sfera sërish shumë larg portës së Pujës. Edhe kapiteni i krutanëve, Çela, provon me të majtën në gjysmëkthe­së brenda zonës, por vetëm jashtë. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Sasraku bën gjithçka mirë në zonë, duke stopuar një top, kthehet godet, por sfera ndalet pas reklamave. Pjesa e dytë ishte disi e barabartë, me të dyja ekipet që rrezikonin portat kundërshta­re. Në këtë pjesë nisën edhe ndërrimet nga dy stafet. Ekipi i Ndreut kaloi i pari në avantazh me anë të Patrik Bardhit në minutën e 54-t, ku pas një kundërsulm­i vrastar, Bardhi ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Vetëm atëherë Tirana kupton që nuk është fare në lojë dhe kërkon të reagojë. Minuta e 57të. Pingpong në zonë. Sasraku tenton me të gjitha mënyrat për ta çuar topin në rrjetë, por një herë ndalet nga Çela dhe më pas nga Hidi. Mund të ketë edhe ekstremet e një 11-metërshi për një mbajtje ndaj një lojtari bardheblu. Në minutën e 66-të, Da Silva kalon Hoxhallari­n, del para Bekajt dhe në vend të godasë portën, pason në qendër për shokët e tij që nuk gjenden në pozicion. Aksioni në krahun tjetër me Kobinën në zonë që shkarkon të majtën, po Hidi bën punën e tij dhe bllokon sferën pa shumë probleme. Tirana merr vrull dhe në minutën e 69-të, Sefa merr një asist nga Kobina në qendër të zonës së Kastriotit, godet menjëherë, por Bojom bën mrekullinë, duke larguar topin nga vija fatale. Në minutën e 75-të, Muçi i futur si zëvendësue­s barazon shifrat për Tiranën. Sulmuesi, pasi merr një top në mesfushë, pason te Kobina. Ky i fundit ecën para ia kthen sferën Muçit, ndërsa Muçi me një gjuajtje të thjeshtë arrin të çojë topin në rrjetë. 1-1 dhe baraspeshë. Loja në fund është me shumë faulle, ndërsa në minutën e 92-të, Halili bën gjithçka mirë, teksa me një lëvizje nis një top të kalibruar, por fati nuk është me të, sepse topi shkon ngjitur me shtyllën. Nuk ka më kohë, përfundon 1-1 mes Tiranës dhe Kastriotit. Shumë mirë miqtë që u dukën një skuadër kompakte, ndërsa Tirana nuk është gjëkundi dhe s’i ngjan fare skuadrës së sezonit të shkuar.

 ??  ?? Momenti i golit të Muçit FOTOT: P. PASHOLLARI
Momenti i golit të Muçit FOTOT: P. PASHOLLARI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania