Panorama Sport (Albania)

Testet kthehen në “modë”, Antoni po bind Dovedanin

-

U bënë gati dy muaj pa ndeshje zyrtare, por në Ballsh i kanë kthyer në “modë” miqësoret. Për të mbajtur trupin më formë, ekipi i parë dhe ai U-21 po luajnë vazhdimish­t. Ballshiotë­t janë konsolidua­r dukshëm këtë verë dhe këtë e kanë treguar sidomos në takime që kanë zhvilluar me ekipet e Superiores apo pretendent­ët e së Parës. Kjo verë do të hyjë në histori edhe për faktin se janë luajtur mbi 30 miqësore nga mallakastr­iotët. Por, nuk do të mbyllet me kaq, pasi kanë planifikua­r edhe dy këtë javë. Me kampionati­n që vazhdon bojkotin, nuk kanë zgjedhje tjetër. Sot 21-vjeçarët do të shkojnë në Fier për të sfiduar skuadrën U-19 të Apolonisë. Dhe duhet thënë që në këtë grup-moshë përfshihen edhe elementë të ekipit të parë dhe vetë Veljko Dovedan i ka vëzhguar. Në fundjavë pastaj do të jetë ekipi i madh që do të përballet me Skënderbeu­n. Nëse një javë më parë u ndeshën në “Tropikal”, këtë herë do t’i presin në “Adush Muça”. Bylisi nuk është mundur nga asnjë nga skuadrat e elitës, madje ka fituar edhe ndaj Kukësit. Ajo që bie në sy në këto miqësore është edhe “fitimi” i disa lojtarëve të talentuar, mes tyre beratasi Ruçi, Macolli, Carkanji, Trumci, Radovani e Alinani. Janë duke kapur formën e tyre më të mirë edhe dy titullarë, të cilët vijnë nga operacione të vështira prej sezonit të fundit. Sulmuesi Beji Antoni po shënon vazhdimish­t, duke dëshmuar se do të jetë një nga pikat më të forta të ofensivës. Po bind edhe mbrojtësi Franci Ymeralilaj, duke dhënë shpresë për kampionati­n që do të fillojë nga momenti në moment. ERJON SALIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania