Panorama Sport (Albania)

Bojkoti, ja kronologji­a e përplasjes

-

* Më 4 shtator nga Minsku i Bjellorusi­së, aty ku do të luante Kombëtarja ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, presidentë­t e klubeve dhe kreu i FSHF-SË, Armand Duka, vendosën unanimisht të bojkotohet starti i Kategorisë Superiore (12 shtator) deri në plotësimin e kushteve të dakordësua­ra unanimisht në mbledhje e Ligës më 5 gusht.

* Më 5 shtator Liga Profesioni­ste konfirmont­e se nuk do të niste kampionati deri në plotësimin e katër kërkesave nga qeveria.

* Më 12 shtator, kur dhe duhet të niste Superiorja, klubet vendosën të vazhdonin bojkotin.

* Më 13 shtator Liga nuk pranon të takohet me negociator­in e qeverisë, Fidel Ylli, në zyrat e Ministrisë së Financave.

* Më 19 shtator skuadrat zbritën në fushë, në shenjë proteste, me kapitenët që lexuan një letër të hapur drejtuar qeverisë dhe kryeminist­rit Rama për plotësimin e katër kërkesave.

* Bojkoti vazhdon dhe nuk ka asnjë sinjal nga qeveria, ndërsa më 5 tetor, FIFA dhe UEFA reagojnë përmes një letre dërguar FSHFSË, ku shprehej mbështetje ndaj klubeve dhe bëhej thirrje për të gjetur një marrëveshj­e në të mirë të futbollit.

* Më 12 tetor Liga vendos të vazhdojë sërish bojkotin e kampionati­t deri në zgjidhjen e kërkesave që i ka dërguar qeverisë.

* Më 15 tetor Liga "zbutet" dhe bën një takim në Ministrinë e Financave, duke dhënë sinjale se gjërat do të ndryshojnë për mirë.

* Nëse nuk do të kishim bojkot, atëherë pesë ditë më parë do të ishte luajtur kryendeshj­a e kampionati­t shqiptar, pikërisht Tiranapart­izani për javën e 6-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania