Panorama Sport (Albania)

Flik: Kam një skuadër perfekte, Championsi është motivimi ynë

“Gola spektakola­rë, Tomas Myler është jetik për ne”

-

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte shumë i kënaqur me fitoren në ndeshjen e parë të sezonit në Champions. Gjermani tha se skuadra e tij funksionoi në mënyrë perfekte duke treguar edhe njëherë fuqinë e saj. “Ishte një ndeshje e vështirë edhe pse kur sheh rezultatin mund të mendosh ndryshe. Përballë kishim një skuadër të vendosur mirë. Jam i kënaqur nga lojtarët e mi të cilët interpretu­an në mënyrën më të mirë të mundshme ato që kam kërkuar. Tomas Myler edhe njëherë tjetër tregoi se është një lojtar i madh. Ai e di se ku duhet të qëndrojë dhe është një ndihmë e madhe për ne”, tha 55-vjeçari. Më pas trajneri tregoi edhe për golat të cilët sipas tij ishin njëri më i bukur se tjetri. “Nuk e di kë të zgjedhë më parë. Të katër golat ishin shumë të bukur nga mënyra e realizimit edhe pse ajo e Tolisos më la një shije më të mirë (qesh). Championsi është një kompeticio­n të cilin duam të fitojmë sërish edhe pse do të jetë një rrugë e gjatë edhe e vështirë, por nëse i marrim ndeshjet një nga një, mund të shkojmë shumë larg.

Fitorja e sotme (dje) ishte e rëndësishm­e për ecurinë e sezonit. Të mos harrojmë që përballë kishim një skuadër shumë të fortë taktikisht. Ne favoritët? Mendoj që rezultati foli vetë. Por asgjë nuk ka përfunduar, kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur dhe të

gjithë e dimë që do të jetë një sezon i ngjeshur me ndeshje çdo tri ditë. Le të shohim se sa larg do të shkojmë”, tha Flik. Trajneri i Bajernit nuk njeh asnjë humbje me gjermanët teksa ka fituar të gjitha ndeshjet me ta që nga koha kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania