Panorama Sport (Albania)

Duro: Partizani për titull, ju ju tregoj tregoj pengun pengun te te Kukësi Kukësi

“Përplasja me Gjicin? Unë iu vendos vijën e kuqe presidentë­ve...”

- SKERDILAID SULOZEQI

Ubënë afro tetë muaj që kur Kukësi shkarkoi Shpëtim Duron. Trajneri ka evituar jo pak komentet pas atij largimi, por tashmë rikthehet të flasë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", jo vetëm për klubin verilindor, por duke prekur disa nga temat më të nxehta që shqetësojn­ë aktualisht futbollin shqiptar. "Dikush duhet të mbajë përgjegjës­i për këtë bojkot", ka thënë ndër të tjera 60-vjeçari, i cili në karrierën e tij të gjatë si trajner ka drejtuar skuadra si Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi, Besa, Apolonia, Bylis, por gjithashtu Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit.

Zoti Duro, çfarë përshtypje iu bën fakti që jemi aktualisht i vetmi vend në Europë pa futboll dhe a mendoni se bojkoti i kampionati­t është i drejtë?

Sigurisht që nuk e prisja që të mos kishte kampionat dhe akoma më tepër që të zgjaste kaq shumë. Më ka bërë përshtypje për faktin sepse jemi i vetmi vend në Europë që nuk po luhet futboll dhe për mua kjo është shumë. Do të hyjë në histori dhe përgjegjës­inë duhet ta mbajë kush e ka. Është një problem i madh dhe madje edhe në vitit 1997, mbaj mend që ishte situatë e jashtëzako­nshme lufte, por ama kampionati e kupa përfundoi. Nuk dua të marr rolin e gjyqtarit se kush është fajtor, qeveria apo federata, por për mua si njeri i futbollit më bën përshtypje. Dua të shoh futboll dhe si mua e shumë të tjerëve na mungon. Mendoj se futbolli duhet të nis sa më shpejt për të gjithë.

Më në siklet në këtë situatë janë padyshim trajnerët dhe lojtarët. Mendoni se kjo zvarritje mund të ketë pasoja të mëdha?

Kjo është një situatë shumë e sikletshme për gjithë komuniteti­n e futbollit, por sidomos për lojtarët dhe trajnerët, pasi është një kohë shumë e gjatë dhe e mërzitshme. Normalisht nuk është pozitive për njerëzit e sportit dhe mund të ketë sigurisht edhe pasoja.

Krizat financiare kanë qenë gjithnjë prezente, besoni se klubet do t'i paguajnë plotësisht futbollist­ët për këto dy muaj pa aktivitet?

Kriza financiare është e përgjithsh­me, por kësaj krize financiare i është shtuar dhe kriza e bojkotit që thashë dhe më lart, që është një gjë që mund ta menaxhonin si komunitet futbolli. Patjetër që ka edhe problemet e pagesave në mes dhe unë jam i bindur se skuadrat tona gënjejnë kur thonë që paguajnë rregullish­t lojtarët. Ne jemi në brendësi të gjërave dhe klubet tona nuk i paguajnë plotësisht kur janë 100 % në aktivitet, e jo më tani që janë në periudhë ku prej disa muajsh nuk ka futboll. Pra, nuk kam shpresa që lojtarët do paguhen për këto muaj me paga të plota, edhe pse në këtë situatë nuk janë fajtor.

Ju jeni likuiduar pas largimit si trajner nga Kukësi?

Nuk dua të flas për likuidimet, sepse me vjen zor ta hap këtë problem. Pengu im është që nuk më lanë ta çoja kampionati­n dhe kupën deri në fund, që të jepja llogari para presidenti­t dhe drejtuesve, që nëse nuk do të realizoja objektivat, t'i jepnim dorën njëri-tjetrit dhe të ndaheshim si burrat, pasi lekët nuk më interesojn­ë fare.

Të flasim pak për Kukësin, kanë ikur 14 lojtarë dhe janë afruar 16 të tillë. I prisnit gjithë këto ndryshime?

Një nga skuadrat që ka bërë më shumë ndryshime është Kukësi, duke patur parasysh që totalisht formacioni i sezonit të kaluar është larguar. Por, nga ana tjetër shoh që edhe një pjesë e lojtarëve të afruar përsëri janë lojtarë me cilësi që mund të bëjnë mirë në këtë sezon. I prisja këto ndryshime, pasi kam qenë në kontakt me lojtarët gjatë gjithë sezonit dhe e dija që një pjesë e madhe e tyre ishin të mendimit që nuk do të qëndronin më te Kukësi. Disa ikën për më mirë, ndërsa disa për arsye të tjera. Tani jemi para faktit që ekipi ka ndryshuar shumë, por patjetër që ka afruar dhe lojtarë të mirë. Por, në ndryshim nga Kukësi i vjetshëm, lojtarët e ardhur tani kanë luajtur jashtë dhe jo në kampionati­n shqiptar. Megjithatë, do të shohim sesi do reagojnë dhe sa do të ambientohe­n në kampionati­n tonë. Unë e them me bindje që ka afruar lojtarë cilësorë, por mbi të gjitha një trajner shumë të mirë si Skënder Gega.

Për çfarë ndieni më tepër keqardhje nga periudha kur drejtuat Kukësin?

Di të them që bashkë me stafin kemi bërë një punë jashtëzako­nisht të mirë dhe profesiona­le gjatë gjithë sezonit. Megjithëse, kemi luajtur në fusha të ndryshme, kemi kryesuar kampionati­n në pjesën më të madhe të kohës. Pengu im është që nuk më lanë të realizoja objektivat. Ika në një moment që kisha një javë që kisha zbritur nga vendi i parë në vendin e dytë, isha katër pikë larg Tiranës kur ishin 36 pikë në lojë, si dhe gjysmëfina­lja e Kupës. Isha tërësisht brenda objektivav­e dhe isha i bindur që do të fitoja kampionati­n ose kupën, sepse i kisha objektivat në duar. Ky është pengu që nuk më lanë të punoja deri në momentet e fundit me skuadrën që kisha bërë pjesën më të madhe të punës, duke bërë dy faza përgatitor­e shumë të mira, si në verë dhe në dimër. Kisha një skuadër shumë të mirë, kontroll absolut dhe çuna të lidhur në marrëdhëni­et me njëri tjetrin. Kjo është keqardhja më e madhe. Nuk mbaj përgjegjës­i as për kampionati­n, pasi isha në kulmin e punës, por nuk më lanë të vazhdoja. Ky është pengu im, që nuk m'u dha mundësia të shkoja deri në fund.

Flitet për një përplasje mes jush dhe presidenti­t Gjici në dhomat e zhveshjes në një ndeshje kundër Tiranës. Si është e vërteta?

U bë një kohë e gjatë që kur jam larguar nga Kukësi dhe këtë periudhë nuk kam preferuar të bëjë komente, pasi nuk më pëlqejnë këto gjera. Di që kam bërë një punë jashtëzako­nisht serioze, por nuk do të flas për problemet që kemi pasur, pasi nuk është normale dhe nuk ka vlerë te ne. Jam një trajner ndoshta me më shumë përvojë në kampionati­n shqiptar, kam punuar te të gjitha skuadrat e nivelit më të lartë si në Shqipëri, Maqedoni apo Kosovë. Kam ruajtur marrëdhëni­e të mira me të gjithë presidentë­t, duke qenë ndër ata trajnerë që kam punuar dhe jam rikthyer për së dyti në klube si Partizani dhe Shkëndija e Tetovës me të njëjtat stafe. Unë jam nga ata trajnerë që duhet të ketë edhe shumë të tjerë, që duhet t'i tregojë vijën e kuqe presidenti­t brenda punës së tij profesiona­le. Pra, secili duhet të ketë personalit­et në punën dhe pozicionin e tij. Nuk dua ta zgjas më shumë për problemet e tjera.

Duke parë merkaton që kanë bërë skuadrat, cila mendoni se është një hap para?

Skuadrat që nuk kanë bërë shumë ndryshime duke pasur bazën e vjetshme janë Laçi, Tirana, Teuta dhe Partizani. Mendoj se Tirana, Kukësi e Partizani do jenë ekipet kryesore që do të luftojnë për titullin. Ndërsa sfidues të tyre shumë serioze do të jenë Laçi e Teuta, por nuk mund të mohoj edhe skuadrat e tjera në objektivat e tyre.

Partizani ka marrë Ilir Dajën trajner, por duke pasur merkaton të bllokuar, ka kthyer vetëm ata lojtarë që ishin në huazim si Asani, Kardozo e Hyseni. Ku i shikoni të kuqtë në sezonin e ri?

Partizani është skuadra më e kushtueshm­e edhe pa bërë merkato në kampionati­n shqiptar. Aktualisht ka pjesën me të madhe të lojtarëve që kanë qenë sezonin e kaluar, por është rikthyer nga huazim një lojtar si Jasir Asani, i cili është pikë e fortë. Gjithashtu, Kardozo është lojtar shumë i mirë, të cilin e mbaj mend që kur drejtoja në Maqedoni. E njëjta gjë mund të them edhe për Hysenin, por dua të shtoj edhe Malën, i cili u rikthye dhe luajti pak ndeshje në fund të sezonit. Pra, janë katër futbollist­ë që e kanë shtuar forcën Partizanit këtë sezon. Sigurisht, edhe me një trajner si Iliri, kam përshtypje­n që do t'i marrin maksimumin skuadrës për arritjen e objektivav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania