Panorama Sport (Albania)

Klubet duan 5 të huaj në fushë, FSHF refuzon

Përparësi vendësve, "digjen" nga kosovarët e maqedonasi­t

- ADELA MERKO

Klubet kërkojnë që të ndryshohet rregul li i të huajve. Gjatë ditëve të fundit, ka pasur një tentativë nga disa ekipe të Kategorisë Superiore për të rritur numrin e ekstrakomu­nitarëve që lejohen në fushë. Pra 5, e jo më 4. E megjithatë, FSHF-JA duket e vendosur në këtë pikë dhe ka refuzuar. "Qeveria" e futbollit shqiptar do që t'u japë përparësi elementëve vendës dhe sidomos të rinjve që dalin nga akademitë, ndaj është e prerë në këtë drejtim. Një tjetër arsye që i bën drejtuesit më të lartë të federatës sonë që t'i mëshojë këtij rregulli, lidhet me lojtarët që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata nuk llogariten si të huaj në kampionati­n tonë prej disa vitesh, çka u jep mundësi edhe skuadrave që të mos jenë fort të limituara në hartimin e formacioni­t. Jo më larg se një vit më parë, ekipet e elitës u bënë që të gjitha bashkë dhe depozituan zyrtarisht shkresë në Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë çështje. Por, as atëherë nuk ia dolën. Në një nga mbledhjet që zhvilloi Komiteti

Ekzekutiv, e refuzoi si kërkesë dhe për rrjedhojë në fushë vazhdojnë të lejohen vetëm 4 të huaj. Në fakt, u bënë disa sezone radhazi, që klubet kanë ngritur zërin për rritjen e numrit, por këtë herë e shohin edhe më të domosdoshm­e prej pasojave të pandemisë dhe shtyrjes së vazhdueshm­e të sezonit të ri. Në një kohë që janë përforcuar në merkato me një mori të huajsh nga i gjithë globi, stafet teknike nuk duan që të jenë të kushtëzuar­a nga ky rregull dhe sidomos kur ngjeshja e ndeshjeve do të jetë e pashmangsh­me. Nuk janë të pakta rastet kur klubet kanë "manovruar" për të evituar këtë rregull dhe rastin konkret e kemi me Uinful Kobinah. Në fund të muajit gusht ganezi u pajis me pasaportë shqiptare dhe kjo do t'i japë mundësi Tiranës që të mos e "vrasë" më mendjen për mesfushori­n. Ai mund të shfrytëzoh­et në çdo moment prej Emanuel Egbosë, pasi zyrtarisht është shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania