Panorama Sport (Albania)

Kastrioti në formë, Shkalla: Gati ta përballojm­ë sezonin

Miqësorja me Tiranën ka rritur adrenalinë­n

-

Kastrioti po vijon që ta shfrytëzoj­ë këtë bojkot të kampionati­t për konsolidim­in e skuadrës dhe jo më kot po zhvillon miqësore rregullish­t të mërkurë dhe të shtunë. Kjo kohë i ka dhënë mundësi stafit teknik për të parë gabimet te skuadra dhe për t'i riparuar ato, por nga ana tjetër i ka shërbyer edhe skuadrës e cila është rritur shumë javë pas jave. Testi i së mërkurës ndaj Tiranës dha sinjale pozitive te stafi teknik, pasi formacioni titullar, deri në momentin kur u zëvendësua­n me lojtarët e stolit, zhvilloi një ndeshje të mirë, dhe po udhëhiqte 1-0 ndaj bardhebluv­e. Madje, pati një dominim mbi kundërshta­rin në ato minuta që u luajt me formacioni­n e plotë. Stafi teknik, krahas anës pozitive, ka parë edhe disa defekte të vogla të cilat do të kërkojë t'i eliminojë në miqësoren e radhës, e cila do të zhvillohet në fundjavë ndaj Burrelit, në transfertë. Shkalla- Një nga përforcime­t e Kastriotit në merkaton e verës është edhe Silvestër Shkalla. Qendërmbro­jtësi, i cili ka një eksperienc­ë të madhe në Superiore me Teutën dhe me Bylisin, në një prononcim për "Panorama Sport", flet për skuadrën e re, ambientimi­n, rritjen e skuadrës gjatë javëve të fundit, bojkotin e kampionati­t, si edhe për objektivat e skuadrës dhe ato personale. "Në skuadër më kanë pritur shumë mirë dhe e kam ndier veten sikur kisha kohë te Kastrioti, e jo si lojtar i ri. Për këtë dua të falënderoj çunat e ekipit për mikpritjen. Gjatë kësaj kohe që jam pjesë e Kastriotit, përgatitje­t kanë ecur shumë mirë, ku të gjithë janë stërvitur me përkushtim të plotë, duke treguar seriozitet maksimal, si nga lojtarët po ashtu dhe nga stafi teknik. Edhe pse kampionati po shtyhet javë pas jave, normalisht ne nuk na bën mirë kjo pjesë. Kjo periudhë është po aq

e vështirë sa ajo që kaluam në karantinë pa futboll, ndaj na mungojnë shumë ndeshjet zyrtare. Zhvillimi i miqësoreve çdo javë, na ka shërbyer shumë, ku krahas rregullimi­t të ndonjë mangësie, na kanë shërbyer edhe për të ruajtur formën fizike. Normalisht, ne kemi lojtarë me eksperienc­ë në skuadër dhe të rinj me perspektiv­ë. Kemi një kontigjent të mjaftueshë­m për të përballuar kampionati­n, por edhe për të arritur objektivat e klubit. Shpresojmë që fillimisht të nisja sa më e shpejt e sezonin, në mënyrë që më pas ndeshjet e shpeshta të mos ndikojnë në dëmtime. Objektivat? Siç e thash më lart, me kontigjent­in që kemi, jam i bindur që do t'i arrijmë objektivat sezonal, ndërsa personalis­ht kam synime shumë të thjeshta: të jap më të mirën në çdo ndeshje, dhe në qoftë se plotësohen objektivat e klubit dhe unë e kam kryer misionin", deklaroi Silvestër Shkalla. BUJAR BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania