Panorama Sport (Albania)

Hafizi dhe Rragami, fiktivë te këshilli mbikëqyrës i Vllaznisë

Ish-trajnerët nuk firmosin për shkarkimin e Licit

-

Benjamin Naku është administra­tori i ri i Vllaznisë pas dorëheqjes së Suad Licit. Ndryshimi i fundit te klubi shkodran është bërë edhe në QKB (Qendrën Kombëtare të Biznesit). Përveç zëvendësim­it të administra­torit, në QKB është bërë edhe shtimi i anëtarit të ri të këshillit mbikëqyrës, Gjulio Zefi, i cili zë vendin e Benjamin Nakut te bordi i klubit. E çuditshme është se anëtari i ri, ende pa u regjistrua­r në QKB, ka firmosur në vendimin që ka marrë këshilli mbikëqyrës. Nga ajo që vihet re në vendimin e zbardhur, shikohet se kanë firmosur tre nga pesë anëtarë, ku dy ikona të futbollit shkodran, Astrit Hafizi dhe Ramazan

Rragami, janë thjesht fiktivë në këshill, pasi nuk e kanë ushtruar të drejtën e firmës. PËRGATITJE­T - Vllaznia ka vijuar edhe dje përgatitje­t në pritje të startit të sezonit. Pavarësish­t problemeve të shkaktuara nga pandemia, trajneri Brdariç nuk e ka ulur ritmin e punës, duke u qëndruar strikt planeve të tij. Në

seancën e djeshme nuk kanë qenë të pranishëm 5 lojtarë. Ka munguar Isaevski, që pritet t’i nënshtrohe­t tamponit të dytë, ku pret përgjigjen negative. Përveç Isaevskit, për të njëjtën arsye vijojnë të mungojnë edhe Adili, Mandiangu, Da Silva dhe Dunga. Gjithsesi, ekipi nën drejtimin e stafit ka vijuar normalisht punën.

DUNGA - Nga të prekurit me “COVID-19” ka edhe të karantinua­r që në asnjë moment nuk po e ndalin punën. Sulmuesi Ismael Dunga është njëri prej tyre. Sulmuesi vijon stërvitjen individual­e pa ndier asnjë shqetësim për sa i përket prekjes me “COVID-19”. Keniani ka thyer karantinën dhe është stërvitur individual­isht në stadiumin “Loro Boriçi”. Një gjë jopozitive, gjithsesi lojtari tregon se gëzon një formë dhe gjendje të mirë. Dunga e ka bërë vetë publike një gjë të tillë duke postuar një video nga stërvitja në stadium. Lojtari nuk kërkon që të humbë asnjë minutë nga stërvitja, ndonëse rregullorj­a e pandemisë ia ndalon rreptësish­të daljen jashtë banesës.

MIQËSORJA - Superiorja nuk do të nisë as këtë fundjavë, kështu që skuadrat po planifikoj­në miqësore të tjera. Mësohet se nesër Vllaznia do të përballet me Bylisin. Një miqësore që do të jetë ndaj një skuadre që pritet të jetë një rivale për kuqeblutë në Kategorinë Superiore. ADMIR URUÇI

 ??  ?? Faksimile e ndryshimev­e në QKB
Faksimile e ndryshimev­e në QKB
 ??  ?? Faksimile e vendimit të firmosur nga vetëm 3 anëtarë të këshillit mbikëqyrës
Faksimile e vendimit të firmosur nga vetëm 3 anëtarë të këshillit mbikëqyrës
 ??  ?? Astrit Hafizi
Astrit Hafizi
 ??  ?? Ramazan Rragami
Ramazan Rragami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania