Panorama Sport (Albania)

Lerda: Të kuqtë ishin një përvojë e bukur për mua

-

Franko Lerda, ish-trajneri i Partizanit në pjesën e parë të sezonit të fundit, ruan kujtime pozitive nga aventura e tij në krye të pankinës së të kuqve. Në një prononcim për “Tuttomerca­toweb”, 53-vjeçari e konsideron të bukur eksperienc­ën shqiptare. Ndër të tjera, italiani thekson se u përball me një kulturë tjetër nga ajo e Italisë. Franko Lerda drejtoi Partizanin në periudhën 17 qershor-14 dhjetor 2019. Ai fitoi Superkupën e Shqipërisë, por pasi “demat” humbën derbin e parë pas më shumë se 5 vitesh me Tiranën (1-2), 16 herë kampionët e Shqipërisë mbyllën bashkëpuni­min me të. QËNDRIMI TE PARTIZANI – “Aventura te Partizani ishte një përvojë pozitive. E filluam në raundin e parë eliminator të Champions-it me Karabakun. Ata zakonisht kualifikoh­en për raundin ‘play off’ të Ligës së Kampioneve, sepse kanë një buxhet prej 25 milionë eurosh. Baku (kryeqyteti i Azerbajxha­nit) është një qytet i pasur, luajtëm kundër një ‘anijeje lufte’. Barazuam në ndeshjen e parë 0-0 dhe u ndëshkuam 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt në takimin e dytë. Pastaj luajtëm kundër Sherif Tiraspolit në Ligën e Europës, ‘Juventusi i Moldavisë’. Në atë kohë fituam dhe Superkupën e Shqipërisë, patëm një fillim shumë të mirë”, u shpreh fillimisht Lerda.

KAMPIONATI – “Udhëhiqnim renditjen në pjesën e parë të sezonit, pastaj ra tërmeti më 26 nëntor dhe presidenti donte të fitonte menjëherë. Pastaj shkuam një pikë pas vendit të dytë dhe humbëm në ndeshjen direkte (derbi me Tiranën 1-2). Si përfundim, vendosëm të mbyllnim

bashkëpuni­min me dakordësi. Partizani e mbylli pastaj sezonin në vendin e gjashtë. Sidoqoftë, ishte një përvojë e bukur, rezultatet ishin të mira dhe u përballa me një kulturë ndryshe nga ne”, rrëfen trajneri Franko Lerda për “Tuttomerca­toweb”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania