Panorama Sport (Albania)

“Kisha dyshime, por Lezha dhe Besëlidhja më pëlqejnë”

Sulmuesi Milan Çokiç synon të lërë gjurmë me lezhjanët

-

Besëlidhja pret sot në Lezhë Veleçikun dhe kjo do të jetë ndeshja e tretë miqësore me këtë kundërshta­r. Kampionati nuk po nis dhe këto teste janë të domosdoshm­e për çdo skuadër dhe më shumë për ato që synojnë të jenë në krye të grupit.

M.ÇOKIÇ - Merkatoja e kësaj vere ka sjellë edhe një sulmues serb te lezhjanët, 28-vjeçarin Milan Çokiç, vëllai i mesfushori­t Dimitrie Çokiç. Në një prononcimi për "Panorama Sport", ai flet për firmën me Besëlidhje­n dhe objektivin e saj. "Mora një ftesë nga Besëlidhja dhe menjëherë erdha në Lezhë për t'iu bashkuar skuadrës. Për

Besëlidhje­n sigurisht që kam dëgjuar sepse sezonin e fundit me të ka luajtur vëllai im më i vogël, Dimitrie. Në Lezhë shumë shpejt u përshtata me të gjitha, me njerëzit, qytetin, kushtet. Gjithçka më kishte rrëfyer im vëlla, ishte e vërtetë. Kisha dyshime derisa i preka vetë konkretish­t. Jam i kënaqur me kontratën, kushtet, akomodimin, ushqimin, kushtet e stërvitjes etj. Jam integruar plotësisht me skuadrën dhe kam marrëdhëni­e të shkëlqyera me presidenti­n, i cili na mbështet në çdo kohë. Jam shumë i kënaqur edhe me stafin teknik. Erdha pak me vonesë në stërvitje, por koha që patëm në dispozicio­n për shkak të shtyrjes së kampionati­t më mjaftoj të ingranohem plotësisht me grupin. Kohët e fundit pata një dëmtim të lehtë muskulor dhe tani jam drejt rehabiliti­mit të plotë. Për javën e ardhshme do të jem gati dhe shpresoj të nisë kampionati, pasi po vonohet si tepër. I di objektivat, kam mësuar historinë e Besëlidhje­s dhe ngjitja në Superiore është detyrim. Disa nga skuadrat e grupit tonë i njoh, pasi jemi ndeshur në miqësore. Shpresoj se do jemi ndër më të mirët, duke u nisur nga performanc­a e skuadrës në stërvitje dhe në miqësore", tha mes të tjerash sulmuesi Çokiç. P. GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania