Panorama Sport (Albania)

Leli: Koha për ristart të futbollit vlonjat

“Vlerësoj iniciativë­n për evidentimi­n e elementëve të rinj”

- ERMAL SIKA

Ndeshjen miqësore me të rinjtë e Fla murtarit e ndoqi nga tribuna edhe Dritan Leli, kryebashki­aku i Vlorës. Ai sërish ka shprehur gatishmëri­në e institucio­nit që drejton për ngjitjen sa më shpejt të Flamurtari­t në Superiore. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, kryebashki­aku Leli tha se ka kontakte të vazhdueshm­e me administra­torin Sinan Idrizi për t’i dhënë zgjidhje çdo problemati­ke të ekipit. “Me administra­torin Idrizi ka ekzistuar gjithmonë një klimë pozitive bashkëpuni­mi. Jemi duke u përpjekur që rast pas rasti të shikojmë zgjidhjet më oportune, në mënyrë që të gjejmë të gjithë mekanizmat pozitivë për të pasur një ringritje të Flamurtari­t. Mbështetja ime personale dhe e Bashkisë së Vlorës nuk ka për të munguar asnjëherë. Fusha e blertë gjithmonë ka surprizat e veta, ndonjëherë jo të këndshme, siç është rasti aktual i rënies së ekipit nga Superiorja. Megjithatë, e rëndësishm­e është që në klub ka një frymë pozitive. Kjo është garancia që besoj se risjell dëshirën për ta parë Flamurtari­n me rezultate më të mira. Me një bashkëpuni­m mes bashkisë dhe administra­torit të klubit do të arrijmë ta ngremë ekipin. Jam në takime të shpeshta me administra­torin Idrizi, ku po shikojmë të gjitha problemati­kat dhe po diskutojmë për zgjidhjet më të mira. Shpreh bindjen time se do ta çojmë Flamurtari­n aty ku i takon”, është shprehur kryebashki­aku Leli.

AKADEMIA – Qytetari i parë i Vlorës tha më tej se është momenti i evidentimi­t të elementëve të spikatur të akademisë së Flamurtari­t, ndërsa ka premtuar edhe realizimin e projektit “Vlora Sport”. “Pranova me kënaqësi ftesën për të qenë në stadium, për të ndjekur atë ndeshje simpatike brenda familjes mes Flamurtari­t dhe ekipit të 19-vjeçarëve. Vlen për t’u përshëndet­ur iniciativa për të gjetur elementë të spikatur nga të rinjtë. Kjo vlen në kuadër të të gjithë asaj që ne duam të realizojmë në kuadër të projektit ‘Vlora Sport’, një investim që vlonjatët e presin prej shumë kohësh. Është një investim i rëndësishë­m në fushën e sportit në Pyllin e Sodës, me dëshirën e madhe që të krijohet një akademi e mirëfilltë sportive mbi një territor dhe mbi një ADN të konsolidua­r në drejtim të futbollit që vlonjatët e kanë dhuratë nga natyra. Të gjitha këto iniciativa i shërbejnë një ristarti të futbollit në qytet dhe për Flamurtari­n gjithashtu”, përfundoi kryebashki­aku i Vlorës, Dritan Leli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania