Panorama Sport (Albania)

Napoli e nis me humbje në Europë, Elseid Hysaj: Këtu jam në shtëpi

Me 13 mungesa, Alkmari trondit ekipin e Gatuzos

-

Në Napoli nuk do të donin ta mendonin, nëse AZ Alkmari do t'i kishte pasur të gjithë futbollist­ët në dispozicio­n, duke qenë se dje zbarkonte në "San Paolo" pas 13 lojtarë, të infektuar me "COVID". Ajo që në letër dukej një ndeshje shumë e lehtë për t'u fituar, në fund rezulton një dështim total për skuadrën e Xhenaro Gatuzos, e cila edhe pse me formacioni­n më të mirë në fushë ndaj holandezëv­e, madje duke e dominuar lojën, në fund del e humbur me rezultatin 1-0, që siç do të nënvizonte trajneri i Napolit në fund të saj, "Alkmari me një gjysmë rasti na mposhti". Debutimi europian nis shumë keq jo vetëm për të kaltrit, por edhe për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili e nisi titullar, sërish në korsinë e majtë (roli i tij natyral është mbrojtës i djathtë), por përveç se ka edhe ai përgjegjës­i në aksionin e pësimit të golit, u thërrit në stol nga Gatuzo pas vetëm 59 minutave lojë. Dy xhiro akrepash më parë, De Vit i kishte dhënë avantazhin AZ Alkmarit, pas një trekëndësh­i në hyrje të zonës italiane: fillimisht Hysaj shkon me vonesë në markim të Sugavaras, që pason në thellësi për Svenson, i cili nuk mendohet dy herë, por asistin De Vitin totalisht të lirë në qendër të zonës, me Kulibalinë që edhe pse e pa rivalin të pamarkuar, nuk lëvizi nga vendi. Kaq mjafton që në fund Napoli të humbë sfidën me Alkmarin dhe të komplikojë rrugëtimin në grup, ndonëse ajo që tremb më shumë është fakti i shumë rasteve të shpërdorua­ra nga Lozano, Politano, Mertens,. apo edhe nga blerja 80 milionë euroshe, Osimhen.

HYSAJ, NOTA 5 - Në fund, media italiane ishte shumë kritike me notat e ndeshjes, në shënjestër të të cilave ra edhe Hysaj. "Shtyn shumë më pak nga sa mundet drejt sulmit. Por në të njëjtën kohë, është një ndër përgjegjës­it në aksionin e pësimit të golit, duke qenë se shkon me shumë vonesë në markim, duke i lejuar Alkmarit që të ndërtojë me lehtësi aksionin, që De Vit e dërgon në gol. Në të 59-ën, Hysaj ia lë vendin Mario Ruit, i cili siguron menjëherë më shumë shtytje në sulm dhe rrezikshmë­ri". "NAPOLI, SHTËPIA IME" Ndërkohë, përpara ndeshjes me rivalin holandez, Elseid Hysaj ishte ndalur përpara mikrofonëv­e të UEFA-S, për të folur mbi të ardhmen e tij te Napoli, duke parë se zërat për oferta të shumta në drejtim të kapitenit të Shqipërisë, nuk rreshtin, as tani që merkato është mbyllur: "Liga e Europës është një objektiv i Napolit, duke qenë se kemi elementët e duhur në skuadër për t'i shkuar deri në fund këtij kompeticio­ni. Për të fituar në Europë duhet të besosh ndeshje pas ndeshjeje dhe ne jemi gati që ta bëjmë këtë, - bënte hyrjen e tij shkodrani, që lidhur me të ardhmen te të kaltrit nënvizoi. - Unë po e shijoj shumë këtë fillimsezo­ni me Napolin, duke qenë se edhe trajneri Gatuzo beson tek unë. Ndonëse zërat për një largim timin nuk rreshtin, unë di të them vetëm se Napoli është shtëpia ime dhe unë ndihem shumë mirë këtu, aq më tepër tani që po luaj me vazhdimësi. Gjithsesi, cilado që të jetë e ardhmja ime unë do të jap gjithmonë 100 për qindëshin tim, deri në ditën që do të mbaj veshur bluzën e Napolit", deklaronte para ndeshjes 26-vjeçari.

 ??  ?? Hysaj, dje në aksion ndaj AZ Alkmarit
Hysaj, dje në aksion ndaj AZ Alkmarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania