Panorama Sport (Albania)

Totenhemi shëtit me LASK-UN, Obamejang ringjall Arsenalin

Bejl shënon "gjysmë goli" dhe thumbon Zidanin

-

Nëse Milani nuk fal, por stonon Napoli, dy pretendent­et e tjera për fitoren e Ligës së Europës nuk gabojnë. Dy formacione­t angleze, Totenhemi dhe Arsenali kalojnë rivalet e tyre dhe japin sinjale të qarta që në ndeshjet e para të grupeve. Skuadra e Murinjos nis të ndihet shumë më e fortë me Garet Bejlin, ndërsa "Topçinjtë" konfirmojn­ë se nuk bëjnë dot pa Obamejangu­n në vijën e sulmit, i cili përmbysi ndeshjen në transfertë me Rapidin e Vjenës. Totenhem-lask 3-0 - Një ndeshje e gjallë, por në të njëjtën kohë shumë e lehtë për skuadrën e Murinjos. Totenhemi asfalton austriakët e LASK Linz, madje mbyll llogarinë me tri pikët që në pjesën e parë. Nëse Lukas Moura zhbllokon shumë shpejt ndeshjen, pas vetëm 18minutash lojë, gjysma e golit të dytë për "Spurs"-at është meritë e Garet Bejlit. Ish-madrileni, i rikthyer më në fund në shtëpi, shpërthen në të djathtë të zonës dhe pason në qendër, por Andrade në tentativë për të spastruar devijon gabimisht në portën e tij. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte Son që rrumbullak­os shifrat në të 84-ën dhe kaq mjafton për tri pikët e para. Murinjo duartroket, ndërsa Bejl gjen buzëqeshje­n, të cilën pas ndeshjes e shoqëron edhe me thumbime për ish-trajnerin e tij te Reali i Madridit, Zinedin Zidan. "Më në fund kam rinisur të shijoj futbollin. Duket që jam i qetë? Pa dyshim, për të luajtur i qetë në fushë, për të dhënë më të mirën, duhet të jesh i lumtur dhe këtu jam i lumtur tashmë. Edhe te Reali sa herë më jepej rasti luaja shumë mirë, por kur nuk të duan të tjerët, është e vështirë që të shprehësh gjithçka ke, në mënyrën e duhur, për të ndihmuar skuadrën", tha Bejl. RAPID-ARSENAL 1-2 - Por ndërsa Totenhemi shëtiti, ishte Arsenali që rrezikoi shumë rëndë, sërish në Austri. Rapidi i Vjenës e gjeti në mënyrë surprizë avantazhin në minutën e 51-të (gol i Fountas), pasi kishte qenë skuadra e Artetës ajo që pat dominuar ndeshjen. Por trajneri vendos që të hedhë në fushë artilerinë e rëndë, Bajernin në të djathtë dhe Obamejang në sulm dhe muzika ndryshon. Nëse fillimisht Arsenali barazon me një goditje me kokë të David Luiz, në të 70-ën, katër minuta më vonë Obamejang shfrytëzon siç duhet asistin e Bejerinit, për të përmbysur dhe për të fituar 2-1 në Vjenë.

 ??  ?? Arsenal, Obamejang i gëzohet përmbysjes së rezultatit
Arsenal, Obamejang i gëzohet përmbysjes së rezultatit
 ??  ?? Bejl feston një nga golat e Totenhemit
Bejl feston një nga golat e Totenhemit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania