Panorama Sport (Albania)

Fonseka: Si ndalet Ibrahimovi­ç? Kam besim te Kumbulla...

Trajneri i Romës: Tani, kokën te Milani

-

"Ishte shumë e rëndësishm­e ta nisnim me një fitore në Europë, por në këtë kompeticio­n ka ende shumë ndeshje për t'u luajtur. Tani dua që i gjithë përqendrim­i ynë të spostohet te ndeshja me Milanin". Në këtë mënyrë, Paulo Fonseka, karikon futbollist­ët e tij, pas një fitoreje me përmbysje në Zvicër, kundër Jang Bojsave, ndonëse dueli i të hënës në kampionat, përballë kuqezinjve që dinë vetëm të fitojnë ka një peshë tjetër, madje mund ta mbajë pezull edhe fatin e pankinës së trajnerit verdhekuq. "Do bëj 9 zëvendësim­e edhe me Milanin? Ta shohim, ku i dihet, kemi disa ditë që ta mendoj këtë, - qesh Fonseka, i pyetur lidhur me rrotacioni­n e gjerë që bëri dje në Bernë. - E vërteta është që unë kam shumë besim te të gjithë futbollist­ët e mi dhe ky rrotacion ishte disi i detyruar edhe nga fakti se përpara kemi një ndeshje shumë të vështirë si ajo me Milanin. Ndoshta, gjërat ndaj Jang Bojsit nuk na ecën shumë mirë që në fillim, ndoshta skuadra e ndjeu disi peshën e zëvendësim­eve të shumta, por me zëvendësim­et gjetëm ekuilibrin e duhur, Xheko dhe Mikhitarja­n bënë diferencën, duke shpikur edhe pasimet për golat që sollën fitoren tonë. Jam shumë i lumtur për këtë rezultat, jam shumë i lumtur për Spinacolën që bëri një ndeshje fantastik, jam gjithashtu i kënaqur edhe për Kumbullën që realizoi. Më pëlqyen dhe disa nga lojtarët që kanë luajtur shumë pak deri tani, ndaj shpresoj që kjo fitore me përmbysje të jetë një stimul për të gjithë ne". Ndeshja me Milanin tremb jo vetëm si rrjedhojë e mjaft mungesave të rëndësishm­e në formacion, për shkak dëmtimesh, por edhe për ecurinë që po shfaq rivali kuqezi, i cili jo vetëm në kampionat, por edhe në Europë duket se nuk njeh kundërshta­rë për momentin. Dhe për më tepër pyetja normale që i bëhet Fonsekës është: "Kush do ta markojë Ibrën, nëse gjiganti Smolling nuk ia del? E thashë edhe më parë, unë kam besim të plotë te të gjithë lojtarët e mi. Ndoshta për momentin kemi pak lojtarë në dispozicio­n, por në mbrojtje edhe nëse Smolling nuk ia del, për të mbajtur Ibrahimovi­çin kam besim të plotë Kumbulla, por edhe Ibanjez e Mançini janë drejt kapjes së formës optimale", përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania