Panorama Sport (Albania)

Kesi: Kemi krijuar një familje, Ibra më i zoti se unë me penalltitë

Mesfushori analizon paraqitjet e kuqezinjve

-

Përsëri mes më të mirëve në fushë, Frenk Kesi vijon të konfirmohe­t një lojtar tepër i rëndësishë­m për ekonominë e lojës së "Djallit". Pas ndeshjes në "Celtic Park", afrikani ka folur për mediat duke dhënë disa deklarata lidhur me suksesin në fushën skoceze.

Cilin nga shokët preferoni në krah?

Për mua nuk ka problem. Rëndësi ka që kush luan, të japë maksimumin. Sot ia dolëm të marrim një fitore dhe uroj të vazhdojmë sa më gjatë me këtë ritëm sepse po sillemi vërtet mirë.

Çfarë mund të thoni për Ibrën?

Na ndihmon shumë sepse është një kampion. Këshilla dhe ndihma e tij janë në dispozicio­n të të gjithëve. Shpresoj të luajë sa më gjatë e ta na përkrahë në sfida të tjera.

Sa është rritur kjo skuadër? Futbolli njeh momente të vështira dhe të mira. Ne e kaluam momentin e keq dhe tani ndihemi si një familje ku secili punon shumë për të dhënë kontributi­n maksimal. Prania e Ibrës në stërvitje ka ndikuar

shumë, por edhe ndihma e trajnerit ka qenë e madhe.

Kur e mori ky Milan kthesën? Ndales për shkak të pandemisë na mundësoi të arrinim një formë të mirë falë së cilës ishim të fortë në fushë. Trajneri u mundua të ndërtonte një familje ku të gjithë të ishim të rëndësishë­m, madje edhe ata që luajnë më pak. Pioli është një personazh që di të menaxhojë grupin. Penalltitë dhe golat janë ende ekskluzivi­tet i juaji?

Unë uroj që të shënoj më tepër sesa në sezonin e kaluar. Edhe nëse dikush tjetër i godet penalltitë, nuk e kam problem, fundja Ibra është një kampion dhe ka saktësi. Unë mund të shënoj edhe pa ndihmën e penalltive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania