Panorama Sport (Albania)

Ronaldo ende pozitiv, numri “7” mund t'i falë duelin me Mesin

Pika 7 e nenit 7 është shtegu që mund të "thyejë" protokolli­n e UEFA-S për të qenë në fushë ndaj Barçës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo ka dribluar mijëra rivalë në fushë, or ndoshta ka gjetur mënyrën për të dribluar edhe rotokollin e UEFA-S, në mënyrë që ai të mos humbë deshjen e të mërkurës së rdhshme, kundër Lionel Mesit. Sulmuesi i Juventusit, a kryer të mërkurën tampoin, i cili siç raportojnë nga ortugalia ka rezultuar sërsh pozitiv, por në të njëjtën ohë i është nënshtruar edhe isa testeve specifike klinike, uke u bazuar në disa shtigje renda protokolli­t UEFA, për ë thyer kryefjalën e tij. Sipas ikës kryesore të këtij dokumentac­ioni lidhur me rezencën në fushë të futbolistë­ve të infektuar me "COVD", protokolli UEFA nënvion qartë: "Çdo futbollist që uk rezulton negativ, një javë ërpara zhvillimit të ndeshjes ë radhës nuk mund të grumullohe­t nga skuadra e tij". ipas kësaj pike, Ronaldo do a humbte automatiki­sht dulin e datës 28 tetor, në "Alianz Stadium", mes Juvenusit dhe Barcelonës, duke enë se ai duhet të kishte rezultuar negativ brenda datës 21 tetor (të mërkurën). Por, nëse studion me vëmendje protokolli­n e kupave të Europës, ndoshta është edhe një shenjë e fatit që pikërisht numri 7, ai që mban në shpatulla iberikasi, ta ndihmojë atë që të "thyejë "rregullat" dhe të jetë normalisht në fushë. Në nenin 7 të protokolli­t UEFA, pika 7 e tij thekson: "Shtatë ditë përpara nga ndeshja e radhës, futbollist­i që rezulton i infektuar me 'COVID', duhet të plotësojë një kartelë klinike, në të cilën duhet rindërtuar e gjithë periudha e infektimit dhe evolucioni i sëmundjes, për të treguar se është 'shëruar' (në protokoll fjala në anglisht është 'recovered')". Shërimi klinik i virusit nënvizohet pikërisht në këtë nen të protokolli­t, duke qenë se shpeshherë, shërimi nuk korrespond­on automatiki­sht me tamponin. Kjo do të thotë që pavarësish­t se, tamponi të cilit Ronaldo iu nënshtrua të mërkurën (21 tetor) ka dalë pozitiv, fakti që gjurmët e virusit ("RNA"-JA) në mushkëri janë thuajse zero, pikërisht 7 ditë përpara ndeshjes, UEFA në këtë pikë kërkon të jetë e bindur vetëm për shërimin e plotë ose e thënë ndryshe faktin që futbollist­i nuk ka simptoma. Dhe Ronaldo, simptoma nuk ka pasur kurrë, që nga dita e parë e infektimit (13 tetor), prandaj teknikisht mund të quhet i shëruar, ndonëse tamponi i kryer të mërkurën ka rezultuar pozitiv. Prandaj, Juventusi dhe futbollist­i ishin vënë dy ditë më parë në lëvizje për të plotësuar kartelën klinike të 35-vjeçarit dhe ia kanë dërguar po të mërkurën "APAP"-IT (Uefa Protocol Advisory Panel), Komitetit Tekniko-shkencor Mjekësor të UEFA-S, për të provuar se futbollist­i është shëruar totalisht. Me pak fjalë, duket se më tepër sesa prova e tamponit, është testi molekular i mushkërive ai që UEFA kërkon, i cili tregon se brenda mushkërive të futbollist­it nuk ka më grimca të virusit "COVID". Madje, ishte pikërisht ky test molekular, por i shoqëruar një ditë më pas edhe me tamponin negativ, ai i cili i garantoi edhe mbrojtësit të Interit, Alesandro Bastoni, që të mund të grumbulloh­ej nga trajneri Konte, për ndeshjen e Champions-it me Borusia Mynshengla­dbah, në të cilën luajti edhe disa minuta. Dhe duke qëndruar te pika 7 e nenit 7, shpjegimi vazhdon: "Nëse testi molekular një javë përpara ndeshjes tregon se lojtari është shëruar, atëherë mjafton që tamponi të rezultojë negativ një ditë përpara ndeshjes së kompeticio­neve UEFA, sipas kalendarit dhe futbollist­i mund të jetë i grumbullue­shëm". Kjo do të thotë se, fakti që në mushkëritë e Ronaldos nuk ekzistojnë më grimca të virusit, ai pret të dalë negativ deri të martën e ardhshme për të qenë në fushë. Gjithsesi, nga Torino nënvizojnë se sot Ronaldo do t'i nënshtrohe­t një tjetër tamponi, i cili në rast se del negativ do t'i lejojë sulmuesit të Juventusit, që të mund të jetë në dispozicio­n edhe për të dielën, me rastin e ndeshjes që bardhezinj­të kanë ndaj Veronës, në kampionat.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania